test

Jo vetëm futboll, shqiptarët mesazh politikës nga stadiumi: Diaspora do votojë në 2025!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndeshja e mbrëmshme Shqipëri-Itali në stadiumin e Dortmund-it nuk foli vetëm për futboll. Në stadiumin e tej mbushur me tifozë kuqezi, përveç simboleve kombëtare u shfaq edhe një poster i stërmadh nga shqiptarë të diasporës, të cilët bënin thirrje për të drejtën e votës në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm.

Dua të votoj 2025, nga diaspora”, ishte mesazhi që u shfaq në shkallët e stadiumit “Signal Iduna Park”, në të cilin ishin përveç dhjetëra mijëra mbështetësve shqiptarë, edhe kryeministri Edi Rama.

Mundësia që diaspora shqiptare të jetë e aftë për të votuar pa u kthyer në territorin shqiptar ka qenë një prej diskutimeve kryesore teksa zgjedhjet pritet të zhvillohen në 6 mujorin e parë të vitit të ardhshëm.

Megjithatë, përpjekjet e poltikës shqiptare për ta bërë të mundur një gjë të tillë duken minimale./    S.M

Të fundit

Eno Popi për vajzën: Kam bërë kampionatin e prindërimit…

Gazetari dhe moderatori Eno Popi, i ftuar në panelin e “Top Arenës” , foli pak për jetën e tij...

“11 korriku, dita e triumfit të shqiptarëve”/ Berisha nxjerr dokumentin e TIMS

Lideri i opozitës ka denoncuar me dokumentat e TIMS se si Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama, ka udhëtuar më shumë se sa...

E rëndë/ Rrufeja godet 13-vjeçaren dhe humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Halkidiki. Një vajzë 13-vjeçare ka humbur jetën pasi është goditur nga rrufeja. Mediat greke raportojnë...

Një virus shkakton probleme te Danimarka, Eriksen në dyshim

Lajme jo të mira për Danimarkën. Përhapja e një virusi ka shqetësuar stafin e Danimarkës, me futbollistët Eriksen dhe Delaney që nuk janë përgatitur...

Pse Kendall Jenner ishte zbathur në muzeun e Louvrit?

Mesnata në Paris duket pak më ndryshe kur je një multimilioner, ke akses kur dhe ku të duash ti! E njëjta gjë ka ndodhur dhe...

Lajme të tjera

Web TV