Epidemia e fruthit në Ballkanin Perëndimor, ekspertët zbardhin shkaqet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mungesa e imunizimit në masë dhe shkalla e lartë e infektimit me virusin po bën që në rajonin e Ballkanit Perëndimor të shtohet numri i fëmijëve të prekur nga fruthi e lija.

Fruthi, si një sëmundje virale që thuajse ishte zhdukur, transmetohet dhe mund të jetë fatale si për fëmijët, edhe të rriturit nëse nuk parandalohet përmes vaksinimit në kohë.

Simptomat fillestare shfaqen 9 deri 14 ditë pas infektimit dhe përfshijnë temperaturë të lartë, rrjedhje hundësh, konjuktivit dhe njolla të bardha në brendësi të gojës. Periudhë e rikuperimit zgjat 2–3 javë.

Beogradi ka shpallur epideminë pasi dhjetëra pacientë janë paraqitur me simptomat e sëmundjes, ndërsa në Bosnjë-Hercegovinë situata është më e rëndë më mijëra pacientë dhe Kroacia raporton për një epidemi të mundshme.

Për të mbrojtur në kohë fëmijët nga kjo sëmundje, mjekët prej dekadash rekomandojnë dhe japin vaksinën MMR, me komponentë mbrojtës nga fruthi, rubeola dhe shytat.

“Sipas kalendarit të vaksinimit të vlefshëm në vendin tonë, vaksina bëhet në dy doza, në moshën njëvjeçare dhe kur fëmija regjistrohet në shkollën fillore. Mbrojtja nga doza e parë është 95 për qind, dhe për të pasur të ashtuquajturat ‘imunitet kolektiv’ dhe në këtë mënyrë të parandalojmë shfaqjen e sëmundjes në popullatë, duhet të kemi mbulim vaksinimi 95 për qind ndaj kësaj sëmundjeje.

Aktualisht, më pak se 65 për qind e fëmijëve tanë janë të vaksinuar kundër fruthit, kështu që në rastin më të mirë mund të presim epidemi të tilla çdo katër vjet nëse përqindja e fëmijëve të vaksinuar nuk rritet. Aktualisht kemi rreth 4.500 raste të regjistruara në Bosnjë-Hercegovinë që nga dhjetori 2023,” tregon pediatrja boshnjake Aleksandra Vladiçiq (o. Alexandra Vladicic).

Lexo edhe :  Flet kryebashkiaku demokrat i Kavajës: Për çfarë komunikoj me kryeministrin Rama

Në rënien e numrit të fëmijëve të vaksinuar ka ndikuar më së shumti informimi dhe njohuria e pamjaftueshme e prindërve për vaksinimin, përkatësisht informimi i prindërve nga joprofesionistët dhe forumet e caktuara në internet.

“Një ndikim të madh ka pasur edhe lobi antivaksinim,” përgjigjet Dr. Vladiçiq./kb

Të fundit

Temperaturat e larta/Qeveria merr vendimin drastik për qarkullimin e automjeteve të rënda

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë ka marrë vendim për ndalimin e qarkullimit të automjeteve me...

Automjetet janë trefishuar nga 2005-sa, ndërkohë që vdekjet rrugore janë sa 1/3 e 2005-ës

Nga Eduard Zaloshnja Në fund të qershorit, numri i automjeteve të regjistruara në Shqipëri e kaloi shifrën 1 milion. Krahasuar me 2005-ën, kemi trefishim të...

Balla me sipërmarrësit shqiptarë në SHBA/ “Suksesin në Amerikë duan ta sjellin në atdhe”

Ministri i Shtetit dhe drejtuesi politik i PS për diasporën, Taulant Balla, ka pritur në një takim dy vëllezërit Marjo dhe Leo Caushi, sipërmarrës...

Studimi: Bukuria juaj vjen më shumë nga babai se nga nëna

Një studim interesant ka zbuluar se fëmijët marrin më shumë nga pamja e babait sesa e nënës. Sipas shkencëtarëve, ndonëse të dy prindërit ndikojnë në...

Pse ky antagonizëm ndaj rritjes së diagnozave me autizëm?

Gina Rippon* Rritja e ndjeshme e diagnozave në sëmundje të ndryshme si kanceri dhe diabeti ka nxitur debat për atë që disa e quajnë problem...

Lajme të tjera

Web TV