Kylie Jenner është përlotur pas komenteve negative që ka marrë për pamjen e saj. Në episodin e ri të sezonit 5 të “The Kardashians”, të titulluar “Baby Rocky”, Kylie kalon kohë me motrën e madhe Kendall Jenner dhe ato shprehen se ndjejnë se familja e tyre e famshme është sulmuar shpesh nga media dhe opinioni publik.
“Nëse do të flisnin në të njëjtën mënyrë që flasin për ne për ndonjë grua tjetër, njerëzit do të ishin në mbrojtje të tyre”, u shpreh Kendall. “Por për disa arsye, njerëzit mendojnë se ne jemi pa ndjenja”.
“Është një mrekulli që unë kam ende vetëbesim dhe mund të shikohem në pasqyrë dhe të mendoj se jam e bukur”, pranon Kylie. Teksa rrëfen se ka lexuar komentet e këqija për pamjen e saj në postimet në rrjetet sociale, ajo shpërthen në lot.
“Nuk kam qarë kurrë më parë për këtë, por më prek. Pse njerëzit mendojnë se është në rregull të flasin për mua?” ajo qan, ndërsa Kendall e përqafon.
“Njerëzit kanë folur për pamjen time që kur isha 12, 13 vjeçe. Para se të bëja mbushjen e buzëve, njerëzit flisnin për pamjen time”, rrëfen Jenner. “Dukesh e vjetër”, komenti që shoh nën çdo postim”./E.Ç