Zgjedhjet në universitete/ Qëndresa Qytetare: U evidentuan raste të fotografimt të votës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qëndresa Qytetare ka reaguar lidhur zgjedhjet në 12 universitete publike në të gjithë vendin të cilat u zhvilluan për të zgjedhur drejtuesit e rinj.

Në një reagim të bërë në rrjetet sociale, Qëndresa rendit shkeljet e procesit zgjedhor nga logot e partive në kutitë e votimit, fotografimi i votës dhe deri tek votimi pa karta identiteti i pedagogëve dhe studentëve.

Shkeljet e konstatura në këtë proces:

-Prani e studentëve të pautorizuar të cilët shoqëronin dhe drejtonin studentët në qëndrat e votimit duke orentuar për votimin e kandidatëve të caktuar kryesisht kandidatët për senatin për studentet dukuri kjo e shtrirë gjërë në UT dhe më problematike në Fakultetin e Ekonomisë

-Gazetarët dhe përfaqësues të mediave u penguan të hynin në këto unibersitete për të pasqyruar prpcesin zgjedhor. Komisioni Institucional Zgjedhor i UPT vendosi të lejoje prezencën e medias pas gjysmës së dytë të ditës

-Printimi i fletëve të votimit me ngjyra vetëm në njërën anë të fletës pamundësonte që votuesi të identifikonte ngjyrën e 5 fletëve të votimit  se cilës kuti i përkiste, duke detyrua në shumë raste hapjen e tyre për verifikim pranë kutisë duke cënuar privatësinë e votës

 -Në pjesën dërmues të qëndrave të votimit procesi i votimit nisi me vonesë

 -Postera zgjedhore të kandidatëve studente për senatin akademik ishin prezent në pjesën dërmuese të qëndrave të votimit

– Janë identifikuar raste të fotografimt të votës në dhe përdorim të aparateve celulare në QV-të

 -Votime pa karta identiteti te pedagogeve dhe studenteve

– Dhoma votimi me simbole te partive politike./e.t

Të fundit

Skuadrat shqiptare në Kupat e Europës: Kujdes euforinë!

Nga ERVIN BAKU Nesër, e Martë, 8 Korrik dhe të Enjten, 10 Korrik,  skuadrat shqiptare debutojnë në Kupat e Europës...

Rusia shton agresivitetin, Gjermania përgatit një porosi gjigante armësh

Si pjesë e krijimit të brigadave shtesë të Bundeswehr-it për të mbështetur NATO-n, Gjermania po shqyrton prokurimin e deri në 2 mijë e 500...

Moti bën kthesën e papritur, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat nesër

Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht i kthjellët në të gjithë...

8-12 korrik, Tirana mirëpret Javën Kulturore Egjiptiane

Nga data 8 deri më 12 korrik, kryeqyteti do të mikpresë javën kulturore egjiptiane, një ngjarje që pritet të sjellë në Tiranë gjallërinë, mistikën...

20 vjet vjedhje, Bankers Petroleum është një krim i pandëshkuar

Bankers Petroleum ka zhvatur pasuritë e shqiptarëve që ditën që ka nënshkruar kontratën e parë me qeverinë. Sado të mundohen zërat lart e poshtë...

Lajme të tjera

Web TV