Kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi ka bërë me dije se Sali Berishës nuk do t’i hiqet mandati i deputetit.
Sipas argumentimit nga kryetarja e Kuvendit, Berishës nuk i hiqet mandati pasi mungesa e tij në Kuvend nuk është pa arsye.
“Sot Kryetarja e Kuvedit, lexoi drejt kushtetutën sa i përket mandatit të kreut të opozitës Sali Berisha. Strukturat ligjore të kuvendit argumentuan se Sali Berishës nuk i ndërpritet mandati pasi mungesa e tij në kuvend nuk është pa arsye.
Kjo i jep fund debatit dhe spekulimeve të sponsorizuara nga segmentet e mazhorancës. Ne kërkuam që zotit Berisha, në përputhje me kushtetutën ti krijohet mundësia që të ushtrojë të plotë mandatin e deputetit duke marrë pjesë në seancat parlamentare dhe aktivitetet e tjera parlamentare”, tha Bardhi./ S.M