Premisat për ndryshime në botë pas pandemisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Epidamn Zeqo/

“Një milingonë është një krijesë e mençur për veten e saj, por është një gjë e zgjuar në një pemishte apo kopsht. Dhe sigurisht, burrat që janë dashamirës të mëdhenj të vetvetes e dëmtojnë publikun” Francis Bacon

Kriza e koronavirusit, është një krizë globale shëndetësore që shkakton krizat ekonomike, financiare, dhe socio-politike. Ne duket se jemi në prag të një zhvendosjeje të paradigmës së ekonomisë politike, por mbetet e paqartë se cila ideologji do të jetë paradigma e re: neo-konservatorizëm/neo-fashizëm, neo-socializëm, apo një hibrid?

Pra, është e domosdoshme që secili prej nesh të ketë një sistem vlerash të përcaktuar mirë (dhe të justifikuara) në këtë moment historik. Nuk ka më justifikime rutinore, duhet të përpiqeni të njihni shkaqet e gjërave. Ju duhet të mendoni ngadalë se kujt duhet t’i kushtoni vëmendje – ekziston një “virus” konceptual që është përhapur në çdo vend të Tokës, duke prekur në mënyrë jo të vetëdijshme miliarda njerëz.

Neoliberalizmi, na mëson se njerëzit janë “idiotër racionalë” të motivuar nga vetë-interesi, por kërcënimi i dyfishtë i koronavirusit dhe ndryshimit të klimës, ilustron nevojën e një paradigme të re, në të cilën individët inkurajohen të arrijnë ekuilibrin midis dashurisë ndaj vetvetes dhe dashurisë për shoqërinë.

Idiot racional?

Idiot racional, term i krijuar nga Amartya K.Sen, kritikon teorinë e zgjedhjes racionale si themeli i sjelljes së teorisë ekonomike. Ky model paradoksal, e përcakton dhe promovon shoqërinë si thjesht një agregat egoistësh të orientuar vetëm nga përfitimi personal.

Ai është jorealist, pasi supozon se të gjithë individët janë të metë shoqërorë (si miliarderët që kërkojnë dhurime ose panik-blerësit e letrave higjienike). Përkundër kritikave të bollshme të theksuara më poshtë, ky kurth konceptual u përhap nga teoria e lojës në jetë.

Padyshim, dilema e të burgosurve i shpjegon mirë marrëdhëniet ndërkombëtare, dhe pse nuk ka një plan global kundër koronavirusit dhe ngrohjes globale. Kjo botë G0, është ëndrra e frikshme hobesiane, apo kaos. Gjithashtu, nuk ka një plan të unifikuar në nivel federal kundër këtyre krizave ekzistenciale në BE dhe në SHBA.

Çdo shtet po kujdeset për vendin e tij. Bota jonë, pasqyron sot një pikëpamje paranojake të njeriut. Teoria e zgjedhjes racionale, ndihmoi në formësimin dhe promovimin e tradhtisë ndaj besimit, që e paralizon fuqinë e kolektivit për të vepruar.

Eshtë tragjikisht ironike që miliarda prej nesh janë mbyllur në shtëpitë e tyre, pasi burgosja e kafshëve të egra shkaktoi COVID-19, duke ulur përkohësisht gjurmën (ç)njerëzore në Tokë.

Ne jemi dëshmitarë të shfaqjeve ekstreme të sjelljeve njerëzore, nga mjekët dhe infermierët që luftojnë pa u lodhur në vijën e parë, nga ata që infektojnë qëllimisht të tjerët në “coronavirus party”.

Kjo situatë na detyron të shtrojmë pyetjen:A janë njerëzit egoistë (robotë për maksimizimin e fitimit) apo altruistë (shenjtorë) për nga natyra? A mund të zgjedhim ta ndryshojmë instinktin tone, për të qenë thellësisht të dashuruar me veten?

Aristoteli tha se individët janë “kafshë politike” morale

Edhe sipas utilitarëve si John Stuart Mill, është akoma “më mirë të jesh një qenie njerëzore sesa një derr i kënaqur; më mirë të jesh Sokrat i pakënaqur sesa një idiot i kënaqur, sepse ka forma më të larta dhe të ulta të kënaqësive”.

Migjeni gjithashtu e kupton këtë alternativë, por e zëvendëson fjalën idiot me derr i kënaqur.

Por preferoj atë që ka thënë Michel de Montaigne, sepse ai paraqet një pamje neutrale të njerëzve si: “krijesa gjysmë të mençura, gjysmë të trasha”.

Sen ka të drejtë të shprehë në kritikën e tij, se egoizmi dhe altruizmi janë dy koncepte ekstreme. Ashtu si Adam Smith para tij, Sen tregon se simpatia dhe përkushtimi janë përcaktuese për zgjedhjen individuale. Në të dy librat “Teoria e ndjenjave morale dhe pasuria e kombeve”, Smith nuk pretendoi kurrë se individët janë gjithnjë egoist, dhe se vetë-fitimi gjithmonë çon në rezultate optimale.

Vepra e Niçolò Machiavelli, është interpretuar në mënyrë të ngjashme me këtë lente të kufizuar:që nga Princi, ai është bërë sinonim i interesit personal, por në “ Diskutimet” ai propozon instalimin e virtyteve të qytetarisë aktive, për të inkurajuar interesin kolektiv mbi interesin personal.

Zgjedhja racionale është sfiduar nga ekonomistët, që kanë përdorur një qasje ndërdisiplinore për të pasuruar teoritë e zgjedhjes, duke dhënë një pamje më të saktë të vendimmarrjes njerëzore. Kohët e fundit, Richard Thaler fitoi çmimin Nobel dhe ai tha, “agjentët ekonomikë janë njerëz, dhe modelet ekonomike duhet ta përfshijnë këtë fakt.”

Thaler është i fundit nga ekonomistët e sjelljes ekonomike që vlerësohet, pas George Akerlof, Robert Fogel, Daniel Kahneman, Elinor Ostrom dhe Robert J.Shiller. Siç zbulon modeli i psikikës së Sigmund Freud-it, ekzistojnë tre (jo një) nxitës të sjelljes: id (pjesa instinktuale e mendjes), super-egoja (ndërgjegjja morale) dhe egoja (pjesa realiste që ndërmjetëson midis dëshirat e id dhe super-egos).

Por neoliberalizmi shpërblen instinktet egoiste të një individi. Pra, pikëpamja njëdimensionale e njerëzve si idotë racionalë, megjithëse nuk është më themeli i sjelljes në teorinë ekonomike, vazhdon me kokëfortësi në jetën reale pasi është bërë një siguri e verbër brenda shumë prej nesh, por më thellësisht brenda individëve në demokracitë liberale.

Edhe John M. Keynes, e kuptoi që emocionet luanin një rol përcaktues në ndikimin e vendimmarrjes – ky është kuptimi i “shpirtrave të kafshëve”, dhe ai e përdori këtë njohuri për të këshilluar nivele mesatarisht të larta të ndërhyrjes së shtetit në ekonomi.

Në të kundërt, Edward Bernays, nipi i Frojdit dhe “babai i marrëdhënieve me publikun”, përdori të njëjtat njohuri për të promovuar fitimin mbi shëndetin, kapitalizmin mbi demokracinë.

Sistemi

Themeli i neoliberalizmit, është modeli i konsumatorit të kënaqur racional, jo i qytetarit të pakënaqur idealist. Sistemi është i bazuar në një koncept lirie, të cilin Isaiah Berlin e ka quajtur liria negative – ku individët janë të lirë të bëjnë atë që dëshirojnë, për sa kohë që veprimet e tyre nuk ndërhyjnë në lirinë e të tjerëve (mendoni për SHBA dhe Britaninë e Madhe që nga Reagan dhe Thatcher, dhe Europa Lindore që nga viti 1989).

Teoritë e John Nash dhe të Isaiah Berlinit u shpallën nga promovuesit e neoliberalizmit, si prova shkencore, se është me të vërtetë e mundur të kesh një shoqëri të bazuar në individë egoistë pa çuar në kaos.

Koncepti tjetër i lirisë, është liria pozitive në të cilën krijohet një njeri i ri, zakonisht i detyruar të bëhet një qenie më e mirë për të mirën më të madhe të shoqërisë (mendoni për revolucionin francez, nacionalizmin, fashizmin dhe socializmin).

Kjo lloj lirie paralajmëron Isaiah Berlin, çon gjithnjë në tirani si në Bashkimin Sovjetik.  Isaiah Berlini favorizoi lirinë negative, por me një vërejtje. Ai paralajmëroi profetikisht promovuesit e lirisë negative se ata kurrë nuk duhet ta besojnë atë si të vërtetën absolute, pasi një besim i tillë çon gjithashtu në tirani.

Eshtë e qartë tani, veçanërisht pas luftërave në Afganistan dhe Irak, që të dyja konceptet e lirisë çojnë në tirani. Neoliberalizmi, ka tendencë të jetë një sistem vetë-mposhtës, sepse shpërblen instinktet apo idenë egoiste të një individi, ndërsa banalizon kuptimin e detyrave qytetare ose “la vita active” siç përshkruhet nga Hannah Arendt.

Një “idot racional” është një krijesë e mençur për veten e tij, por është një gjë e dëmshme për shoqërinë.  Socializmi ishte një sistem vetë-mposhtës, sepse kriminalizoi brutalisht vetë-dashurinë individuale, dhe shpërbleu besnikërinë në vend të qytetërimit. Atëherë, është ndoshta i nevojshëm një koncept i ri jo binar i lirisë?

Sfidat që do të vijnë, kërkojnë zgjidhje përtej aftësive të koncepteve binare të epokës së Luftës së Ftohtë. Përfundimi logjik është një koncept më human i lirisë; një liri hibride si me elementë pragmatikë ashtu edhe idealistë që ushqejnë id-in e një individi por edhe egon dhe superegon, për të inkurajuar një ekuilibër më të mirë midis interesit personal dhe shoqërisë.

Lexo edhe :  Bora “sfidon” verën, zona Bogë-Theth zbardhet në mes të majit

Këshillat e Bacon për të gjithë ne vazhdojnë kështu:“Ndani me arsye konceptet mes vetë-dashurisë dhe shoqërisë; dhe bëhu aq i vërtetë për veten tënde, sa nuk je i rremë për të tjerët.”

Zgjidhjet janë kundërintuitive, pasi kërkojnë sakrifica individuale sot për të mirën e koncepteve abstrakte siç janë shoqëria dhe njerëzimi.

Ky problem i mospërputhjes kohore, favorizon status quo-në, jo ndryshimin. Si mundet politika (pacienti zero) të bindë idiotët racionalë të pranojnë sakrifica dhe dhimbje, për të mirën e shoqërisë?  Për më tepër, zgjidhjet kërkojnë një afinitet midis individëve për të bashkëpunuar, në një kohë kur ne jemi paranojakë ndaj shëndetit dhe motiveve të të tjerëve.

Misioni i politikës, i përcaktuar më së miri nga Zygmunt Bauman si “aftësia për të vendosur se cilat gjëra duhet të bëhen”, ka ndryshuar sepse modeli dhe audienca kanë kaluar nga qytetarët te konsumatorët.

Prandaj, politika partizane është agresivisht dritëshkurtër, duke përkeqësuar më tej pabarazinë dhe mosbesimin. Fuqia, e cila është “aftësia për t’i bërë gjërat”, ka shpikur politikën për të mbajtur harmoninë në shoqëri, duke zgjidhur problemet që kanë me të vërtetë rëndësi.

Është qartesisht e e dukshme, si për idiotët racionalë po ashtu edhe për budallenjtë logjikë, që politika është e paralizuar sepse pushteti “de facto” banon me plutokratët – një grusht familjesh kanë më shumë pasuri sesa miliarda njerëz.

Siç e ka demonstruar Thomas Piketty, rregulli i përgjithshëm në teorinë e madhe të kapitalit është se pasuria rritet më shpejt sesa prodhimi ekonomik dhe të ardhurat. Pra, ndërsa pasuria dhe fuqia e plutokratëve përqendrohet, pabarazia rritet duke rritur forcimin e mosbesimit përmes përmbajtjes kryesisht të rreme dhe kitsch që shikojmë, lexojmë dhe dëgjojmë.

Kufizimet e lirisë negative, të bëra të dukshme nga recesioni i madh i vitit 2008 dhe përsëri me koronavirusin, kanë bërë që idiotët racionalë në politikë të rivlerësojnë liritë pozitive, siç është nacionalizmi, dhe të përdorin taktika të tilla si frika dhe masat shtrënguese.

Pra, përfundimi racional është rikthimi i konceptit retrograde të lirisë pozitive (për të cilën Berlini paralajmëron se çon në tirani). Kjo pasi Milton Friedman vëzhgon se vetëm krizat prodhojnë ndryshime reale, dhe se “veprimet që ndërmerren varen nga idetë që janë rreth e rrotull”. Kanunet neoliberalë të privatizim, liberalizim, stabilizim dhe globalizim po zëvendësohen me idetë “rreth e rrotull” si shtetëzimi, inflacioni, proteksionizmi dhe nacionalizmi.

Dhimbje para fitimit

Prandaj dilema e mprehtë morale është:A duhet që masat anti-koronavirus që shpëtojnë miliona individë me sëmundje para-ekzistuese, të bien në kurriz të mirëqenies ekonomike dhe mendore të miliarda individëve?

Natyrisht që ekziston një balancë midis uljes së kurbës së infeksionit dhe kufizimit të dëmit socio-ekonomik në çdo vend siç tregon grafiku nga CEPR. Por ekziston një tension i skajshëm – veçanërisht në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar – midis biznesit dhe sigurisë; madje edhe ekonomisë përkundrejt popullsive në rrezik.

Si pasojë, SHBA është bërë tani epiqendra e pandemisë së koronavirusit, pasi masat e distancimit social dhe karantinës nuk respektohen dhe as zbatohen në shkallën e kërkuar. Edhe në Itali, masat u injoruan në fillim derisa numri i vdekjeve u rrit, ekonomia u mbyll plotësisht ,dhe u thirr nacionalizmi për të ndihmuar në rrafshimin e kurbës së infeksionit.

Vendet në Europën veriore (me përjashtim të Mbretërisë së Bashkuar) raportohet se po shkojnë më mirë, gjithashtu për shkak të një përgjigje të qeverisë që ka ndërtuar besim. Vendet në Azi-Paqësorin kanë arritur të rrafshojnë kurbën gjithashtu, duke u mbështetur në norma të forta shoqërore rreth bindjes kolektive.

E tashmja do të jetë jashtëzakonisht e dhimbshme për pothuajse të gjithë ne, por veçanërisht për ata më të prekurit dhe të vetmuarit. Tronditjet sistemike nga koronavirusi, njësoj si tranzicioni post-komunist në Europën Lindore pas vitit 1989, kanë kosto të mëdha kalimtare duke shkaktuar një recesion kalimtar siç është papunësia e lartë, inflacioni dhe mungesa e produkteve. Në të vërtetë, kurba e recesionit nga masat për të luftuar përhapjen e koronavirusit, është identike me kurbën e Joel S. Hellman të përdorur për të shpjeguar koston-përfitimin e reformës gjatë tranzicionit post-komunist.

Bill Gates po bën thirrje për një mbyllje të plotë të ekonomisë amerikane për deri 10 javë, për të ndaluar përhapjen e COVID-19, dhe për të minimizuar ndikimin ekonomik afatgjatë.

Gates nuk është një profet, ai i di shkaqet e pandemive, sepse u kushton vëmendje atyre dhe ai ka burime të mëdha.

Apo është:ai ka burime të mëdha, kjo është arsyeja pse ai i kushton vëmendje pandemive?! Gates ngjason me Jeffrey Sachs që kur nxiti “Konsensusin e Uashingtonit” në ish-vendet e Europës Lindore. Konsensusi ishte se ndryshimi sistemik duhet të bëhet si një transformim big bang me terapi shoku, dhe jo në mënyrë graduale. Pra, a do të zbatohet “Konsensusi i Shkencës” i mbylljes ekonomike, duke e thelluar kurbën e recesionit?

Apo politikanët do të vendosin një qasje më graduale, duke vendosur fitim afatshkurtër mbi shëndetin afatgjatë?

Pandemia e idiotave racionalë, e nxitur nga ekonomia e zgjedhjes racionale dhe politika e lirisë negative, ka paralizuar fuqinë kolektive të njerëzimit përpara krizave ekzistenciale si koronavirusi dhe ngrohja globale. Njohja e shkaqeve të gjërave, nuk ndalon automatikisht pandeminë e idiotave racionalë, COVID-19 dhe recesionin ekonomik global.

Por i fuqizon individët të kontrollojnë instinktin, për të qenë thellësisht të përqendruar në vetvete. Nëse një individ është i aftë të angazhohet përtej vetvetes, shoqëria do të jetë e aftë të zgjidhë krizat ekzistenciale. Meqenëse koronavirusi është një katalizator për ndryshimin personal, le ta bëjmë atë një të qëndrueshëm për ne, njerëzimin dhe planetin.

Koronavirusi, është një katalizator për transformimin sistematik të rendit shumëpolar, ashtu si rënia e Murit të Berlinit ishte për rendin bipolar. Ai ka theksuar më tej kufizimet e sistemeve binare të bazuara në model të përshtatshme (homo ekonomikus ose politicus / liri negative ose pozitive).

Tashmë kemi një pasqyrë më të qartë të Brexit-it, politikës amerikane, dhe çfarë do të vijë në Evropë së pari nga ekstremi i djathtë, dhe më pas nga ekstremi majtë. Kjo duhet të motivojë individët që t`i rezistojnë zgjidhjeve binare ndaj problemeve shumë dimensionale, dhe përkundrazi, të zgjedhin të konceptojnë një mënyrë më njerëzore dhe të qëllimshme të jetuarit me të tjerët në shoqëri dhe në natyrë.

Ne kemi nevojë për një sistem realist, që pranon se njerëzit janë “krijesa gjysmë të mençura, gjysmë bllokim” dhe një që ndihmon në mënyrë arkitektonike individët të ndajnë me arsye midis shoqërisë dhe vetvetes.

Sistemi duhet të përdorë zgjidhje që aftësojnë individët të jenë të përgjegjshëm, dhe t`u besojnë atyre që të adoptojnë një sistem të drejtë vlerash më vete. Koncepti i lirisë neutrale, sjell stimulimin e tij nga shpresa e pajtimit të sigurisë me lirinë.

Ndihmon të imagjinoni një vizion më njerëzor për të Kaluarën, të Tashmen dhe të Ardhmen.

Prandaj duhet të përfshijë masa efektive dhe sistemike të sjelljes nga të gjitha llojet e tiranisë (ekonomike, sociale, politike dhe natyrore), si dhe të inkurajojë individët të bëjnë angazhime që kërkojnë sakrifica.

Ne duhet të punojmë për të fituar para që të mund të jetojmë, dhe duhet të përpiqemi për të rritur brezin e ardhshëm që të mund të zhvillohemi, por gjithashtu duhet të veprojmë për atë që besojmë në mënyrë që të mund të ndryshojmë për mirë./Fjala.al

 

 

Të fundit

Përplasen dy helikopterë, humbin jetën të gjithë personat që ndodheshin në to

Dy helikopterë privatë janë përplasur në Finlandë, duke lënë pas viktima. Të pesë pasagjerët e helikopterëve që u përplasën në...

Greqia padit Adidas për reklamën me Akropolin, shkelje e trashëgimisë kulturore

Autoritetet greke kanë nisur veprime ligjore pasi pamjet e një reklame të re të Adidas, ku Akropoli i shekullit të V p.e.s. shfaqet si...

Shqipëria në finalen e Eurovision/ Votoni ‘Zjerrm’, le ta çojmë atje ku e meriton

Nata finale e Eurovision, ku Shqipëria përfaqësohet me Shkodrën Elektronike dhe hitin ‘Zjerrm’ po përcjell emocione të veçanta në botën mbarëshqiptare. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe...

Opozita kontenstoi votat/ Celibashi nxjerrë blof Berishën: PD nuk ka sjellë asnjë provë

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se Partia Demokratike nuk ka paraqitur asnjë provë për të mbështetur pretendimet e saj mbi manipulimin e votave të ardhura...

Modë, muzikë dhe turizëm/ Vlora çel sezonin turistik me mbrëmje festive

Në një skenë gjigande të ndërtuar në shëtitoren Lungomare, pranë "Ujit të Ftohtë" Vlora çeli zyrtarisht mbrëmjen e sotme sezonin turistik. Çelja e sezonit u...

Lajme të tjera

Web TV