Stresi gjatë karantinës, qeveria rekomandon masturbimin dhe seksin online

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Shëndetësisë argjentinase ditën e premte, me anë të një mjeku dha disa këshilla mbi shëndetin seksual. Sipas mjekut, është e këshillueshme që në këtë kohë pandemie, njerëzit të praktikojnë masturbimin dhe seksin virtual.

Kjo u bë në mënyrë që njerëzit mos të thyejnë karantinën. Shteti argjentinas ka dekretuar karantinën e detyrueshme në të gjithë vendin që nga 20 marsi.

Mjeku tregoi se koronavirusi transmetohet shumë lehtë përmes veprimeve të përditshme, siç janë puthjet. Për këtë arsye, mjeku i kërkoi popullatës “të shmangte takimin me njerëzit me të cilët nuk jetonin” dhe i bëri thirrje qytetarëve të respektojnë masën distancuese sociale. “Ne duhet të kemi parasysh që këto masa janë kalimtare dhe janë mjeti më i mirë që kemi,” siguroi ai.

Përveç këshillimit për përdorimin e prezervativëve për të parandaluar sëmundjet seksualisht të transmetueshme dhe shtatzënitë e padëshiruara, mjeku ofroi edhe rekomandime për higjienën gjatë masturbimit. “Larja e duarve pas seksit, pas masturbimit ose pas seksit virtual është më e rëndësishme se kurrë”, tha ai.

“Është e rëndësishme të lani dhe dezinfektoni tastierat, telefonat, lodrat seksuale dhe çdo send tjetër që ne kemi përdorur, edhe nëse nuk është ndarë me njerëzit e tjerë”, shtoi ai./Fjala.al/Burimi:LaVanguardia

Të fundit

“Shqipëria do hyjë në krizë të thellë, mund të cenohet rendi publik”

Edvin Kulluri nga Djathtas 1912 ishte i ftuar në emisionin "Off the Record" me Andrea Dangllin në A2 CNN,...

Preç Zogaj: Dy lajme nga jashtë me rëndësi të madhe brenda

Lajmi i parë ishte deklarata e Ambasadës Amerikane për zgjedhjet e 11 majit. E vonuar në krahasim me deklaratat e mëpërshme dhe me ato...

Mori rrugën e pelegrinazhit, haxhiu shqiptar ndërron jetë dhe prehet në varrezat e Mekës

Haxhi Avdi Jusufi, një shqiptar besimtar nga Kosova, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotme teksa merrte pjesë në pelegrinazhin e Mekës dhe është varrosur...

VIDEO: Mori 7200 vota, Myslim Murrizi shton darkë për demokratët e Tiranës

Politikani i djathtë Myslim Murrizi ka shtruar darkë falenderimi për demokratët e Tiranës, të cilët e mbështetën me votë në zgjedhjet e 11 Majit....

“Kandidatë të opozitës janë kërcënuar nga bandat e Ramës në Shkozet”

E ftuar në emisionin "Off the Record" me Andrea Dangllin në A2 CNN, Ilirjana Kuçana, e cila ishte kandidate për deputete në listë të...

Lajme të tjera

Web TV