“Dasmë në kohë koronavirusi”, çifti shqiptar rrëfehet: Pengu ynë…(FOTO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtetrrethimi ka bërë që të anulohen shumë dasma. Ky nuk është rasti i Erionit dhe Anxhelës, të cilët pavarësisht pandemisë, nuk e kanë shtyrë dasmën e tyre.
Nusja doli me fustanin e bardhë nga shtëpia, dhe dhëndri e priti për ta marrë në shtëpi, në kohë rekord, me lejen e siguruar më parë nga policia.

foto galeri

Në një rrëfim për Politiko.al çifti ka treguar si u zhvillua dasma e tyre të dielën e 12 prillit, ku në rrugë nuk ka të drejtë të lëvizë askush veç policisë, personelit mjekësor e ushtrisë me autoblinda. Nusja u mor në kohë rekord vetëm në 60 minuta për shkak se aq kohë zgjaste leja, duke respektuar të gjitha rregullat e kërkuara, jo vetëm distancën, por edhe të pajisur si nusja, ashtu edhe dhëndri, me maska, doreza dhe dezinfektantë.

foto galeri

 

“Po, dita e dasmës sonë u zhvillua të dielën siç e kërkon tradita. Proceduam sipas rregullave që kishte bërë të ditura policia. Morëm leje tek Policia Rrugore për fashën orare 11.00-12.00 për lëvizjen e dy makinave me nga dy persona secila. Na u desh të planifikonim mirë çdo detaj sepse kishim në dispozicion vetëm 60 minuta kohë. Që kjo të bëhej e mundur brenda afatit tonë, aplikuam një javë më parë për leje, e cila na u aprovua. Gjatë kësaj kohe të limituar, dhëndri shkoi me makinë dhe e mori nusen me fustan të bardhë sipas traditës”, ka treguar çifti.

foto galeri

Pengu më i madh i tyre ishte pjesëmarrja e madhe e të ftuarve që kishin planifikuar. Por çdo gjë funksionoi si një dasmë normale, sigurisht duke respektuar distancën mes njëri-tjetrit. Gjatë rrugës nuk patën problem, madje një postobllok i respektoi me nderim ushtarak sipas dhëndrit. “Traditat që u respektuan ishte pritja e nuses me oriz dhe me karamele, këputja e kulaçit dhe tek dera e shtëpisë rituali i lyerjes së derës me mjaltë. Shaminë e beqarit nuk e dogja. Mbajtjen e dorezave dhe maskave e morëm me shumë sportivitet dhe kjo do jetë një kujtim i bukur për më vonë, kur t’u rikthehemi kujtimeve të kësaj dite”.

Lexo edhe :  Mbetjet toksike prej 3 muajsh në Shqipëri/ Rrjeti i Bazelit kritika Prokurorisë

Nusja është dhe në pritje të ëmbël.

Të fundit

Paralajmërimi i avokatit: Ja kur lirohet Ilir Meta nga qelia

Avokati Edmond Petraj thotë se nëse Ilir Meta fiton mandatin e deputetit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, avokatët...

FOTO/ Publikohen momentet e fundit të Eglit brenda ‘BBVA’, pranë i qëndron Gjesti

Egli Tako ka përfunduar rrugëtimin e saj në ‘Big Brother VIP Albania’ për shkak të gjendjes shëndetësore. Pak minuta me parë faqja zyrtare e ‘Big...

Ditët me diell marrin fund! Meteorologia: Ja kur nisin reshjet e shiut…

Meteorologia Tanja Porja ka zbuluar në emisionin ‘Dita Jonë’ në A2 CNN se si do të jenë kushtet e motit gjatë ditëve në vijim. Porja...

Do të lundrojnë në para/ Shenjat e horoskopit të favorizuara financiarisht në muajin mars

Financat janë një çështje e madhe për të gjithë tani, por tre shenjat e horoskopit që tërheqin bollëkun financiar gjatë marsit 2025 mund të...

Para ose pas zgjedhjeve, në fund prapë do shkojmë për Pazar!

Nga Ben Andoni Nuk ka vit më strapacues për shqiptarët e zakonshëm sesa kur mbahen zgjedhjet e përgjithshme, ashtu si njësoj pothuaj ngjet edhe me...

Lajme të tjera

Web TV