Tiranë/S‘pyesin për koronavirusin. Njerëzit kërcejnë tufa-tufa majë tarracave-VIDEO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Megjithëse qeveria ka vendosur një izolim total përgjatë fundjavës me synim parandalimin e koronavirusit ka nga ata që e shkelin hapur këtë rregull, madje mu në mes të kryeqytetit.

Gjatë një koncerti të improvizuar nga këngëtarja Eneida Tarifa në zonën midis Astirit dhe Yzberishtit, shihen qytetarë që janë grumbulluar në tarracat e pallateve pa pasur as më të voglin shqetësim se mund të infektohen apo të infektojnë të tjerë me koronavirus.

Në videon e siguruar nga Fjala.al, shihen qytetarë të ndryshëm në rrugë duke nisur që nga fëmijët e deri tek më të rriturit, ndërsa në dy blloqet e pallateve përballë njëri-tjetrit njerëzit kanë mbushur tarracat duke e kthyer në një grumbullim masiv.

Kjo është shumë e rrezikshme në një kohë që kërkohet distancimi social prej gati 2 metra, një udhëzim ky i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në mënyrë që të frenohen infektimet nga koronavirusi.

E gjithë kjo ngjarje ka ndodhur në fundjavë, kur izolimi është total, por mesa duket qytetarët i kanë keqkuptuar lehtësimet e masave kufizuese të njoftuar nga kryeministri Rama, duke bërë që të mbushin rrugët dhe tarracat e pallateve./Fjala.al/

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV