Përhapja e Covid-19, laboratori kinez hedh poshtë çdo përgjegjësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kohët e fundit kudo nëpër media janë duke qarkulluar akuzza për laboratorin në Ëuhan të Kinës në lidhje me përhapjen e koronavirusit.

Drejtori i laboratorit kinez ka hedhur poshtë kategorikisht çdo përgjegjësi për shpërndarjen e virusit.

“Është e pamundur që virusi të vijë nga ne”,-tha në një intervistë për televizionin shtetëror CGTN, Yuan Zhiming, drejtor i Institutit të Virologjisë të Wuhanit, qyteti epiqendër i pandemisë.

Ai theksoi se sipas pjesës më të madhe të shkencëtarëve, koronavirusi i ri me shumë gjasa është transmetuar tek njeriu nga një kafshë.

Dyshimet kryesore bien mbi një treg në qytetin e Wuhanit, i cili mendohet të jetë dhe vatra e koronavirusit sepse aty shiteshin kafshë të egra të gjalla.

Megjithatë prania e këtij tregu disa kilometra larg Instituti të Virologjisë ka nxitur për muaj të tërë hipotezat e një rrjedhjeje të virusit nga këto struktura të ndjeshme.

“Ne e dimë qartë se cilat lloje të kërkimeve janë realizuar në institut dhe si menaxhohen viruset dhe mostrat”,-theksoi drejtori i këtij instituti, i cili ka një laborator P4, një strukturë e sigurisë së lartë që strehon llojet më të rrezikshme të viruseve të njohura, si Ebola, raporton Washington Post./Fjala.al/

Të fundit

A beson Arjan Çani në Zot?

Të "Pashoq" vjen në këtë atmosferë Krishtlindjeje, me një puntatë speciale dhe një të ftuar po kaq special. Arian Çani...

Sa herë e ka tradhtuar? Blendi Fevziu çudit: E kam humbur gruan 11 vite vetëm se..

Gazetari i njohur i emisionit ‘Opinion’ Blendi Fevziu ditën e sotme ka qenë pjesë e një interviste për revistën ‘Class’. Ai i është përgjigjur ‘100...

Si mund ta arrijë Berisha, qeverinë teknike! Flet Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në Intervistën e Ditës nga Ermal Peçi në Dritare TV tha se Sali Berisha nuk mund ta kushtëzojë Edi...

Eksperti i sigurisë ushqimore: Shqiptarët po helmohen me pesticide

Eksperti i sigurisë ushqimore Ervin Resuli ka folur për problematikat me ushqimet dhe debatin e ditëve të fundit me pesticidet në fruta. Ai ka vlerësuar...

“Shqipëria, Maldivet e Evropës”/ Kumbaro: Reklama më e mirë, turistët!

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, gjatë intervistës për “Real Story” foli gjithashtu edhe për cilësimin që shpesh po i bëhet Shqipërisë si...

Lajme të tjera

Web TV