“A kanë lidhje me fasoneritë 7 rastet në Krujë?”, Rakacolli: Mund të infektohesh kudo

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka folur lidhur me rastet e reja me koronavirus të zbuluara ditën e sotme në vend.

Në një lidhje live me “Report TV”, e pyetur nga moderatori Besard Jacaj, nëse 7 rastet e Krujës, kishin lidhje me fasoneritë, Rakacolli tha se infektimi me koronavirus mund të ndodhte në çdo vend dhe jo vetëm në punë duke mos dhënë një përgjigje konkrete .

“Në çdo lloj aktiviteti janë të gjithë të kontrolluar për mjete mbrojtëse. Koronavirusi të prek në çdo vend dhe jo vetëm në punë. Po bëhet hetim nëpër fasoneri, shtëpi e familje dhe në çdo vend që vlerësohet se mund të ketë nëj person me koronavirus,”-tha Rakacolli.

Gjithashtu ajo ka adresuar edhe akuzat e opozitës se rastet në Shkodër janë fshehur, duke u shprehur se të infektuarit ishin zbuluar vetëm nga hetimi epidemiologjik, pasi shumica e të infektuarve kanë qenë pa simptoma.

“Në Shkodër nuk ka asnjë arsye të fshihet realiteti, përkundrazi. Rastet që janë gjetur në Shkodër janë gjetur nga hetimi epidemiologjik. Një pjesë e të infektuarve nuk kanë paraqitur asnjë shenjë. Nëse nuk do të kishte shkuar personi i shëndetësisë, ato raste nuk do ishin zbuluar. Këtu ka ndodhur e kundërta, jo akuza që po fshihen rastet, përkundrazi, kanë dalë rastet. Në Shkodër rastet nuk erdhën vet për t’u testuar, i zbuloi hetimi epidemiologjik”, shtoi ajo.

Katër rastet e para në fasonerinë e Krujës, u konfirmuan dy ditë më parë, ku tre prej tyre ishin punonjëse dhe një ishte djali i njërës prej tyre. Një ditë më pas, edhe Laçi shënoi rastet e para, ku pesë gra nga Fushë-Miloti, Fushë-Mamurrasi dhe Mali i Bardhë, të cilat punonin në fasoneri rezultuan gjithashtu pozitive. Pas shërthimit të infektimit, fasoneria u mbyll.

Të fundit

“Ecim”, vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama ndan pamjet

Aksioni për lirimin e hapësirave publike nga tavolinat, karriget dhe objektet që kanë zaptuar në mënyrë të paligjshme trotuaret...

Studim me gjetje të rëndësishme për parandalimin dhe kontrollin e kancerit të mëlçisë

Një raport historik mbi parandalimin dhe kontrollin global të kancerit të mëlçisë, i udhëhequr nga ekspertë kinezë dhe i botuar së fundmi në revistën...

Rexhep Qosja: Çfarë mësova nga humbja e vajzës sime!

Nga Rexhep Qosja F A L Ë N D E R I M Me 28 korrik, pas një kohe të gjatë të mbushur me dhembje e...

“12 herë kampione në Berat”/ Sara Gjordeni zbulon talentin e saj të fshehur

Përmes një fotografie të vajzës së saj të vogël pranë një tavoline shahu, Sara ndau me ndjekësit një fakt surprizues për të kaluarën e...

Goditi me shpullë Gjestin, Danja fton në dasmën e motrës Jozin

Jozefin Marku ka qenë i ftuar në dasmën e motrës së Danja Koka, ish banore e Big Brother Albania Vip 4. Në videot e ndara...

Lajme të tjera

Web TV