Agjencia për Informim e Privatësi: TikTok duhet ta ndryshojë moshën e përdorimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ky rrjet social, i cili vlerësohet i rrezikshëm për shkak të shkeljes së privatësisë, duhet të ndryshojë moshën e përdorimit të përdoruesve, sipas Agjencisë për informim dhe privatësi.

Kjo agjenci, ka kërkuar nga përfaqësuesit e TikTok-ut në Evropë, me të cilët janë takuar, që politikat e privatësisë të rrjetit social të përkthehen në gjuhën shqipe, gjë e cila është bërë tashmë.

Gjithashtu kanë kërkuar që mosha e përdorimit të këtij rrjeti social nga 13 të ngrihet në 16.

Komisionarja në Agjencinë për Informim dhe Privatësi, Krenare Dermaku, ka thënë për KosovaPress thotë se qytetarët duhet të kenë kujdes që të dhënat e tyre personale të ruhen.

“Ne e kemi marrë brenda autorizimeve tona ligjore, kemi ndërmarrë veprimet, kemi kontaktuar përfaqësuesit e TikTok-ut, kemi mbajtur disa takime radhazi, ende kemi kontaktin zyrtar të përfaqësisë të TikTok-ut në Evropë. Ne kemi kërkuar prej tyre që politikat e privatësisë të TikTok-ut të përkthehen në gjuhën shqipe, gjë e cila është bërë tashmë dhe kushdo që hap TikTok në Kosovë i ka politikat e privatësisë në gjuhën e kuptueshme dhe kjo e përmbush njërën prej parimeve të ligjit për mbrojtjen e të dhënave që është transparenca ndaj qytetarit. Karshi obligimit që e kanë të gjithë kontrolluesit e të dhënave personale në këtë rast TikTok, si dhe kemi kërkuar që mosha për përdorim të ngrihet nga 13, siç ka qenë në 16-vjeç ashtu siç e parasheh ligji ynë nacional. 5:38 Ajo çka ne duhet të bëjmë si shoqëri dhe si institucione është ngritja e vetëdijes së qytetarëve se ku dhe kujt po ia servojnë të dhënat personale,” ka porositur Dermaku./e.t

Të fundit

Shqipëria nënshkruan marrëveshjen e pensioneve me Letoninë

Shqipëria përmbylli raundin e dytë të negociatave me Letoninë për marrëveshjen në fushën e sigurimeve shoqërore. Raundi i dytë i...

Vrasja e të riut në Mat, një makinë e tretë kontrolloi rrugën (detajet)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Matin të mërkurën, ku 23-vjeçari, Renis Dobra, u gjet i vdekur në liqenin e Shkopetit. Mësohet se i...

Meta depoziton në Kushtetuese kërkesën për lirimin nga qelia

Ilir Meta depoziton në Kushtetuese kërkesën kundër vendimit të Gjykatës së Lartë që e la në arrest me burg. Kreu i PL-së përmes avokatit Kujtim...

Zyrtare/ Theo Hernandez prezantohet si lojtar i Al Hilal

Theo Hernandez nga sot nuk është më një futbollist i Milanit. Klubi italian ka bërë të ditur zyrtarisht largimin e mbrojtësit francez, i cili...

Daja i Shabanit do t’i marrë mandatin, Lapaj: “Nuk kërcënohem nga askush”

Adriatik Lapaj u shpreh sot për Report TV se do vijojë misionin politik të nisur me Shqipëria Bëhet dhe se një ditë ata do...

Lajme të tjera

Web TV