Sot hapen biznese të tjera. Procedurat që duhet të ndiqni, ndryshe penalizoheni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bizneset e miratuara për hapje nga Ministria e Shëndetësisë duke nisur nga sot dhe java në vazhdim (20 – 26 prill), mund të shkarkojnë online në www.e-albania.al vërtetimin.

Ky vërtetim merret vetëm një herë dhe se duhet të jetë i disponueshëm, në mjedisin e biznesit kur zhvillohet një procedurë kontrolli. Bizneset e hapura të zbatojnë përpikmërisht protokollin e sigurisë që është i publikuar në www.e-albania.al sipas kategorisë përkatëse.

Nëse përfaqësuesi i biznesit nuk ka një llogari ekzistuese të biznesit në e-albania, ata mund të kryejnë  hapjen e saj duke u identifikuar si “Administrator” me kredencialet e tyre. Më pas klikon butonin “Regjistro” një biznes dhe plotëson të dhënat që kërkohen.

Për të gjeneruar vërtetimin, mjafton të identifikoheni në llogarinë e biznesit në e-Albania me nipt-in tuaj dhe të përzgjidhni shërbimin “Vërtetim për aktivitet ekonomik të hapur”.

Pasi të klikoni butonin “Përdor”, menjëherë në ekran do t’ju shfaqen të dhënat e biznesit tuaj dhe mesazhi nëse subjekti Juaj lejohet ose jo të ushtrojë aktivitetin në këtë periudhë.

Klikoni butonin “Dërgo” dhe vërtetimi do të vijë menjëherë në adresën e email-it të biznesit që është regjistruar në platformën e-Albania.

Para se të mbyllni dritaren e konfirmimit në e-Albania, lutemi të lexoni me vëmendje protokollin e sigurisë, që duhet të zbatojnë bizneset e hapura.

Mosdisponimi i vërtetimit si biznes i miratuar nga Ministria e Shëndetësisë apo moszbatimi i protokollit përkatës të sigurisë, sjellin pasoja administrative dhe penale.

Ky autorizim është i vlefshëm për mbajtësin, deri në momentin që aktiviteti të cilin ai ushtron është në listën e aktiviteteve të lejuara. Në rast se aktiviteti mund të përbëjë rrezikshmëri për shëndetin dhe futet në listën e aktiviteteve të mbyllura, atëherë autorizimi automatikisht humbet vlefshmërinë e tij, në momentin që njoftohet publikisht ndryshimi i kategorisë së aktivitetit.
Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.

Lexo edhe :  Ndryshime në administratë, pakësohen institucionet e varësisë

Hapat e procedurës

– Identifikohuni si biznes me NIPT në portalin e-Albania;
– Zgjidhni shërbimin “Vërtetim për aktivitet ekonomik të hapur”;
– Klikoni butonin” Përdor”;
– Në formularin elektronik do të shfaqen të dhënat e biznesit tuaj dhe mesazhi nëse subjekti juaj lejohet ose jo të ushtrojë aktivitetin në këtë periudhë;
– Klikoni butonin “Dërgo” dhe vërtetimi do të dërgohet menjëherë në adresën e email-it te biznesit që është regjistruar në platformën e-Albania.
– Në rast se dëshironi të përdorni një email tjetër, ju duhet ta ndryshoni në rubrikën “Hapësira Ime” duke klikuar: Ndrysho të dhënat e llogarisë.
– Para së të mbyllni dritaren e konfirmimit në e-Albania, lutemi të lexoni me vëmendje protokollin e sigurisë, që duhet të zbatojnë bizneset e hapura.
Vërtetimin e gjeneruar mund ta gjeni gjithashtu në çdo kohë në seksionin “Dokumentet e mia” tek hapësira juaj në portalin e-Albania.

Të fundit

Bankat mëmë në Evropë: Shqipëria, shumë fitimprurëse!

Tregu bankar në Shqipëri mbart shumë potencial për zhvillim. Sipas një pyetësori të Bankës Evropiane të Investimeve, 75% e...

Zelensky nuk pranoi të takohet në Moskë, Bjellorusia e gatshme të organizojë takimin

Bjellorusia mund të organizojë një takim midis presidentëve Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin me kërkesë të Moskës, tha sekretari i shtypit i udhëheqësit bjellorus,...

Beteja vendimtare dhe fushata e Halid bin Ualidit

Në vitin 636, gjatë periudhës së kalifatit të Rashidunëve, forcat arabe myslimane të udhëhequra nga gjenerali i shquar Halid bin Ualid u përballën me...

Tirana “thyen” qarqet e tjera për sigurimin e jetës, makinës apo pronës

Tirana rezulton të ketë paguar më shumë para për të siguruar jetën, makinën apo pronën gjatë vitit që lamë pas. Të dhënat më të fundit...

Horoskopi ditor, 20 Gusht 2025

Dashi  Keni nevojë për më shumë qetësi, për shkak të stresit të madh që ju shkakton puna. Personat që keni larguar më parë, do i...

Lajme të tjera

Web TV