Nuk pëlqehet më nga Liverpool, i vëllai i Shaqirit flet për të ardhmen e shqiptarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Xherdan Shaqiri është duke kërkuar tashmë për një tjetër skuadër, pasi klubi i Liverpool nuk dëshiron që të rinovojë kontratën me futbollistin shqiptar.

Vëllai i Xherdanit njëkohësisht menaxher i tij, Erdin Shaqiri, ka thënë në një prononcim për “Koha TV” se qëllimi i lojtarit të Zvicrës është që të qëndrojë te skuadra e “Të Kuqve”.

“Unë nuk mund të them asgjë konkrete, por është normale që pasi të rifillojë dhe më pas të përfundojë ky edicion në Premier League, do të ulemi me drejtuesit e Liverpoolit dhe do të bisedojmë për të ardhmen e Xherdanit. Për të gjithmonë ka pasur interesim nga klube tjera. Ka pasur interesim konkret nga 2-3 klube edhe gjatë muajit janar, por besoj se edhe verës do të ketë oferta të shumta për të. Por, prioritet do të ketë Liverpooli me të cilin do të flasim për të ardhmen e Xherdanit”,- tha Erdin Shaqiri, vëllai dhe menaxheri i Xherdan Shaqirit.

Ndër skuadrat e interesuara për Xherdanin, kryesoret sipas të vëllait janë Roma, Sevilja, Gallatasarai dhe shumë klube angleze./Fjala.al/

Të fundit

“News24, kur pronarit i prishen pazaret dhe gazetari ngel në rrugë”

Qindra punonjës të News24 dhe mediave të tjera të Irfan Hysenbelliut, rrezikojnë të mbeten pa punë, pas konfliktit mes...

Përkeqësohet situata, zjarret në pyjet e Gramshit po bëhen edhe më masive

Situata nga zjarri në Sojnik të Gramshit është përkeqësuar akoma më shumë. Sipas kryebashkiakut të Gramshit, Besian Ajazi, një tjetër vatër zjarri ka shpërthyer...

Aksident pranë urës së Drojës, raportohen tre të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të urës së Drojës. Sipas raportimeve në aksident janë...

“Klub frikacak!” Tifozët nuk ia falin Bayernit që shiti Coman

Bayern po has në kritika të mëdha nga tifozët në rrjetet sociale pas lajmit që Kingsley Coman po transferohet në Arabinë Saudite. Sky raporton...

Raporti: 357 milionë euro kredi ‘të këqija’ nëpër bankat shqiptare

Me gati 6 herë janë ulur kreditë me probleme, krahasuar me 11 vite më parë. Në fund të muajit qershor, Banka e Shqipërisë thotë...

Lajme të tjera

Web TV