Koronavirusi/ Ndërhyrja në Kodin Penal, ekspertët: Është antikushtetues!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy nenet e ndryshimit në kod që kërkojnë burgosjen e përhapësve të sëmundjes! Ku dhe si gabuan hartuesit e akteve. Flasin avokatët e njohur, Sokol Hazizaj dhe Ledio Braho!

Nga Nikoleta Kovaçi/

Si një nismë deputetësh dhe jo qeverie mori udhën një draft propozim për ndërhyrjen në Kodin Penal. Ishin deputetët e Partisë Socialistë që hartuan disa akte dhe më pas ia nisën Kuvendit. Por në momentin kur këto akte që kishin të bënin me ndryshimet në Kodin Penal zgjuan reagime të shumta sidomos nga ana e juristëve dhe të ekspertëve. Po ashtu edhe të opozitës bashkë institucionet që kanë funksione juridike. Sipas tyre, ndërhyrjet në Kodi Penal ishin tërësisht antikushtetuese, ndërsa në fakt Kuvendi i miratoi sigurisht që më votat e mazhorancës.

Gjithçka nisi konkretisht teksa në drafte propozohej burg deri në 10 vjet. Kjo ishte masa e dënimit sipas hartuesve që dolën nga mazhoranca për të gjithë ata që shkelin urdhrin e karantinës. Në rast të cenimit të jetës së qytetarëve, dënimi shkon deri në 15 vjet burg. Drafti që ka shkuar në Kuvend, si nismë deputetësh dhe jo e Qeverisë, kërkohet të shtohen dy nene në Kodin Penal. Në fakt ishin nisur tre. Një prej tyre është shkelja e rregullave të karantinës për parandalimin e përhapjes së sëmundjes infektive që lidhej me moszbatimi i urdhrit të karantinës apo shkelja e rregullave të karantinës. Kjo i adresohej një personi mbartës ose jo i sëmundjes infektive ngjitëse, që sipas hartuesve përbën vepër penale dhe sërish sipas tyre duhet të dënohet me gjobë dhe me burgim deri në dhjetë vjet. Madje ndëshkimi sipas tyre, nëse do kishte pasoja edhe më të rënda, paçka se nuk përcaktohet se kush e mat këtë pasojë, dënimi të shkonte deri në 15 vite.

Po ashtu hartues-propozuesit kërkuan që në Kodin Penal të shtohej edhe një nen që ndëshkon nga gjobë deri në disa muaj burg, të gjithë ata që nuk i binden masave të autoriteteve, gjatë gjendjes së jashtëzakonshme ose gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Dënimi me burg rritet kur kemi të bëjmë me përsëritës dhe ata që rrezikojnë jetën e qytetarëve.

Lexo edhe :  Sulmoi godinën e bashkisë Korçë, arrestohet ish-futbollisti dhe reperi

Reagimet

Në lidhje me këto ndërhyrje në Kodin Penal ka patur reagime të shumta të njerëzve të fushës. “Fjala” bisedoi me dy juristë të njohur dhe mjaft aktiv që kur u propozuan këto ndërhyrje. Është avokati dhe juristi i njohur Sokol Hazizaj, i cili e ka përmbledhur në katër pika reagimin e tij për këtë ndërhyrje në Kod. Sipas tij akti është i gjithi antikushtetues, duke hequr paralele me veprime të njëjta me kohën e diktaturës. Ai ndalohet edhe tek vetë mekanizmi i formatimit të ligjeve me karakter të përhershëm në një gjendje të përkoheshme, ndërkohë që Hazizaj ka kritika edhe për kuptimin formal të akteve. Ai e bazon në katër pika reagimin e  tij:

“1. Në historinë e njerëzimit, është hera e parë që formatohen ligje me karakter të përhershëm në gjendje të perkohshme, dmth jo propocional;

  1. Është tërësisht antikushtetuese, shiko nenin 27/2 të Kushtetutës. Formulimi i ndryshimeve të Kodit Penal të kujton vendosjen me ligj të urdhërave të merhumit;
  2. Në kuptimin formal dhe ligjor lë për të dëshiruar sa i përket dhe identifikimit të individit, mënyrës së identifikimit, duke lënë shteg të hapur për burg çdo individi të sëmurë ose jo;
  3. Vjen në kundërshtim me vendimin e Gj. K, nr. 19/2011 etj.”

Gjithashtu për gazetën ‘Fjala’ ka reaguar edhe avokati Ledio Braho i cili nënvizon me detaje shkelje edhe Kushtetute nga ana e hartuesve, po ashtu siç janë shkelur të drejtat e njeriut. Ai ndalohet tek diskutimet dhe ndarjet që janë bërë ne vendet perëndimore në lidhje edhe me sëmundje të tjera infektive si HIV/AIDS, ndërkohë që propozuesit për ndryshimet në Kodin Penal kanë rënë ndesh edhe me një Dokument të Këshillit të Europës, i dalë enkas për këtë periudhë pandemie.

-Komenti i plotë: Qasja e gabuar që ka deformuar strukturën e Kodit Penal

Të fundit

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg...

U gjet i vrarë në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri. Lleshaj,...

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh u përfol se ishin në...

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi i sigurt. Presidenti aktual i...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

Lajme të tjera

Web TV