Si t’i mbani larg mushkonjat në verë me këto 9 bimë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të gjithë e kemi përjetuar të paktën një herë në jetë këtë situatë: duke parë perëndimin e diellit në oborrin e shtëpisë apo në ballkon apo ulur në një plazh, pra një ditë perfekte vere që papritmas prishet nga një mushkonjë që vjen rrotull.

Ndoshta, ju keni provuar të gjitha metodat nga sprucuesit e ndryshëm që keni blerë në farmaci për largimin e këtyre insekteve të bezdisshme që shfaqen kudo sidomos në verë, te praktikat popullore. Por, e dini që bimët janë një alternativë për të larguar mushkonjat nga shtëpia apo ambientet ku rrini?

Falë aromës së fortë, ato kanë aftësinë për t’i mbajtur larg mushkonjat! Nëse nuk keni shtëpi private dhe tashmë i keni në kopshtin tuaj, mund të mbillni disa të tilla në vazo dhe të shijoni një verë të qetë dhe me sa më pak shqetësim nga mushkonjat.

-Livandoja: E njëjta bimë që ka erë aq të këndshme për njerëzit është shumë e fortë për mushkonjat, të cilat nuk afrohen nëse ndjejnë aromën e saj.

-Krizantema: Kjo lloj luleje ka një përbërje kimike që vepron si insekticid natyral (lëng kundër insekteve).

-Menteja: Kopshtarët e dinë se menteja rritet si barërat e këqija dhe “pushton” gjithçka me aromën e saj, por kjo vlen edhe për fuqitë e saj kundër mushkonjave. .

-Borziloku: Aroma e mprehtë e borzilokut është fantastike për të mbajtur larg mushkonjat.

-Rozmarina: Ashtu si borziloku, rozmarina është një barishte që shumica e njerëzve e duan, por mushkonjat e urrejnë për shkak të aromës së fortë.

-Nenexhiku: Si një “central” për vlerat ushqimore që ka në kuzhinë, në recetat ku përfshihet, nenexhiku është një ide e mirë për të mbajtur larg mushkonjat. Sidomos, nëse e thani dhe e mbani në vende të ndryshme në shtëpi.

Lexo edhe :  “The Devil Wears Prada 2”, moda e mbuluar me diamante

-Eukalipti: Eukalipti lëshon shumë aromë kur është i ngrohtë, kështu që mbajeni në diell ose digjni gjethet kur keni nevojë që insektet të zhduken.

-Sherebelë: Një ide e mirë për ta përfshirë në ëmbëlsira apo gatime të ndryshme, por njëherësh kjo bimë është fantastike për të larguar mushkonjat.

-Trumza: Thërrmimi i gjetheve të trumzës lëshon vajra që largojnë mushkonjat. Djegia e gjetheve është po aq efektive për çlirimin e erës, që do të thotë se kjo barishte krijon mbrojtje efektive për netët ku mushkonjat bëjnë namin./E.Ç

Të fundit

24 gusht 1954: Getúlio Vargas kryen vetëvrasje në pallatin presidencial të Brazilit

Më 24 gusht 1954, presidenti i Brazilit Getúlio Vargas, një nga figurat më të rëndësishme politike në historinë braziliane,...

Situata e zjarreve në vend: Evidentohen 10 vatra, vetëm një nën monitorim

Ministria e Mbrojtjes, ka dalë me një njoftim lidhur me situatën e zjarreve në vendin tonë. Sipas këtij njoftimi, që prej orës 09:00, e deri...

Horoskopi ditor, 24 Gusht 2025

Dashi Sot do keni me shume nevoje se kurrë te verifikoni ndjenjat e atij qe keni ne krah. Gjeni mënyrën e duhur për ta bere...

Ndërpritet programi T4 i eutanazisë në Gjermaninë Naziste, pas mbetën 300 mijë viktima

Programi i eutanazisë "Aktion T4" ishte një nga kapitujt më të errët të regjimit nazist në Gjermani. Filloi në mënyrë të organizuar rreth vitit...

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo lejen e përdoruesve, kur ata...

Lajme të tjera

Web TV