Vakte dhe turne falas, Kopenhaga do të shpërblejë turistët që kujdesen për mjedisin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vizitorët në Kopenhagë që angazhohen në aktivitete miqësore me mjedisin, si mbledhja e mbeturinave ose udhëtimet me transport publik, mund të shpërblehen me ushqim falas, aktivitete kulturore dhe turne si pjesë e një iniciative të re.

“Projetki CopenPay shpërblen veprime të tilla si çiklizmi, pjesëmarrje në përpjekjet për të pastruar ambientin. Pas kësaj turistët përfitojnë falas aksesin në disa nga mrekullitë e Kopenhagës. Kjo përfshin turne falas në muze me udhërrëfyes madje edhe një drekë vegjetariane me produktet lokale”, tha në një deklaratë autoriteti i turizmit të kryeqytetit danez, Visit Copenhagen.

Kryeqyteti danez vizitohet çdo vit nga një numër shumë i madh turistësh, të cilët admirojnë arkitekturën e tij të bukur, ushqimin e klasit botëror dhe një mjedis të sigurt, të pastër e të gjelbër. Shpërblimet mund të jepen nëse vizitorët tregojnë një biletë transporti publik, por sistemi bazohet kryesisht në besim. Programi nis në një kohë kur shqetësimi mbi ndikimet mjedisore dhe sociale të turizmit po rritet gjithnjë e më shumë. Për këto çështje, së fundmi, janë organizuar dhe protesta në Barcelonë, Ishujt Kanarie dhe Mallorca.

“Ne duhet ta kthejmë turizmin nga një barrë mjedisore në një forcë për ndryshime pozitive dhe një hap i rëndësishëm në këtë transformim është të ndryshojmë mënyrën se si lëvizim në destinacion, çfarë konsumojmë dhe si ndërveprojmë me vendasit”, u shprehën përfaqësues të Visit Copenhagen./E.Ç

Të fundit

Lufta tregtare/ Franca i bën “karshillëk” SHBA-së, tërhiqet Gjermania

Bashkimi Europian duket i ndarë në qasjen që duhet të marrë ndaj SHBA-së lidhur me çështjen e tarifave. Kancelari gjerman...

Gruaja në Elbasan godet 25-vjeçaren me lopatë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku një  57-vjeçare ka goditur me lopatë një 25-vjeçare. Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se...

‘Jam në hall të madh’,pas ndarjes nga Ilinisa, Meriton Mjekiqi i hapur për njohje të reja

Meriton Mjekiqi është i hapur për njohje të reja! Në një intervistë të dhënë së fundmi moderatori u shpreh se tani është i pjekur dhe gati...

Niset Kontingjenti I i FA në operacionin e BE në Bosnje dhe Hercegovinë

Forcat e Armatosura të Shqipërisë, rrisin më tej kontributin e tyre në misionet ndërkombëtare, duke rritur me plot 30 trupa praninë e tyre në...

Iu gjet kanabis dhe një mjet prerës, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës. Sipas informacioneve i riu është vënë në pranga pasi është kapur me kanabis dhe gjithashtu i...

Lajme të tjera

Web TV