Nga dita e nesërme do të fillohet më shpërndarjen e ndihmave financiare të planifikuara në paketën e dytë të qeverisë.
Ky lajm u bë publik nga Kryeministri Edi Rama në një komunikim live në “Facebook”. Megjithatë për të përfituar këtë ndihmë së pari duhet të aplikoni sipas VKM-së.
Më poshtë po ju paraqesim mënyrën se si mund të aplikoni për të marrë ndihmën financiare që iu takon:
Njihuni me mënyrën e aplikimit për të përfituar ndihmën financiare sipas VKM nr. 305, datë 16.04.2020. Në bazë të VKM nr.305 datë 16.04.2020, aplikimi do të kryhet nga subjektet, të cilët do të plotësojnë të dhënat e punonjësve të tyre.
- Të punësuarit e subjekteve me të ardhura vjetore mbi 14 000 000 lekë, të mbyllura sipas Urdhrit/ave të MSHMS, të cilët kanë qenë në punë në datën e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ave të MSHMS.
- Të punësuarit e subjekteve të lejuar për të ushtruar aktivitet, të cilët janë larguar nga puna nga data e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ave të MSHMS deri në datën 10 Prill 2020.
- Të punësuarit e subjekteve me të ardhura vjetore deri në 14 000 000 lekë, të lejuara për të ushtruar aktivitet sipas Urdhrit/ave të MSHMS, të cilët kanë qenë në punë që në datën e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ave të MSHMS.
- Të punësuarit e subjekteve që ushtrojnë aktivitet në sektorin e strukturave akomoduese, të cilët figurojnë në listëpagesat e subjekteve, deri në datën e Urdhrit/ave të MSHMS.
Tatimpaguesit të cilët plotësojnë kriteret e mësipërme, do të njoftohen në llogarinë e tyre të deklarimit elektronik në e-filing. Aplikimet do të fillojnë të kryhen nga data 21 prill./Fjala.al/