Koronavirusi ndan Serinë A në dy fronte kundërshtare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Situata e krijuar nga koronavirusi në Itali ka bërë që krerët e disa klubeve të vendosen kundër njëri-tjetrit në lidhje me zgjidhjen që duhet të jepet.

Presidenti i Brescia-s Masimo Selino ka vazhduar me sulmet ndaj homologëve të tij italianë për tentativat e vazhdueshme për të rinisur kampionatin.

Së fundmi në një prononcim për mediat, Selino ka ironizuar presidentin e Lazio-s Claudio Lotito duke theksuar se ai është një person “që di të bëjë të gjitha profesionet: shkencëtar, aktor, psikolog. etj”.

Duhet të rikujtojmë se kreu i klubit të Brescia-s është shprehur përherë kundër vazhdimit të kampionatit italian duke theksuar se Italia po kalon një krizë të rëndë humanitare dhe rreziku për jetën është i lartë.

“Në Itali kemi Lotiton që bën aktorin, shkencëtarin, psikologun dhe austronautin. Ata kanë shtyrë EURO 2020 dhe Lojërat Olimpike, mendojnë se jemi kaq budallenj”, -tha Selino./Fjala.al/

Të fundit

GJKKO i caktoi “detyrim paraqitje”, Ajola Xoxa paraqitetet në SPAK

GJKKO i caktoi “detyrim paraqitje”, Ajola Xoxa paraqitetet në SPAK (vijon)

Ndre Mjeda, fjala si besim, poezia si atdhe

1 gusht 1937 – Vdekja e klerikut poet Nga Leonard Veizi Në agun e zymtë të shekullit XIX, kur Shqipëria ishte ende e mbyllur në prangat...

TMERR në Vaun e Dejës, i moshuari gjendet i varur në oborrin e shtëpisë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Vaun e Dejës, ku një persona ka humbur jetën. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në...

Meloni në telashe, Gjykata Europiane rrëzon qeverinë italiane për emigrantët në Shqipër

Gjykata Europiane e Drejtësisë (GJED) ka rrëzuar qeverinë italiane dhe i ka dhënë të drejtë padisë kundër procedurës së kufirit në qendrat e pritjes...

Kosova heq tarifën ndaj mallrave amerikane

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur të premten se Kosova do ta heqë tarifën doganore ekzistuese prej 10 për...

Lajme të tjera

Web TV