Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio ka përshëndetur gjestin e Shqipërisë për dërgimin e një ekipi mjekësor të dytë drejt Italisë për t’iu ardhur në ndihmë për luftën ndaj koronavirusit.
Përmes një postimi në Twitter, Di Maio ka falenderuar popullin shqiptar dhe kryeministrin Edi Rama për ndihmën e dhënë Italisë në këtë kohë të vështirë për popullin italianë.
“Sot një grup i kujdesit shëndetësor prej 60 infermierësh do të arrijë në Itali për të mbështetur spitalet tona. Një ndihmë konkrete, një tjetër dhuratë që na vjen nga miqtë tanë shqiptarë.
Faleminderit @ediramaal për afërsinë dhe mbështetjen e treguar ndaj Italisë. ?? ??”