Bllokohet shitblerja e pronave, si e shpjegojnë agjentët imobiliarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej rreth dy muajsh tregu i shit-blerjes së pasurive të patundshme është bllokuar. Shkak është është propozimi i mazhorancës, për të hapur një fushatë të radhës rivlersimi me një normë 3%.

“Njerëzit nuk po blejnë më. I kanë ndalur blerjet ka më shumë se një muaj e gjysëm. Nuk po them hezitim.

Tregu ka stopuar”, thotë Dritan Ballgjini, agjent imobiliar.
“Ky është efekti i vetëm, propozimi për rivlersim.

Është një diferecnë e madhe nga tatimi aktual 15% që paguajën qytetarët, me normën 3 % që është propozuar. Individët krusejnë ndaj dhe tregu është bllokaur”, thotë Ilda Zaloshnja, agjente imobiliare.

Agjentet e tregut i bëjnë apel mazhorancës që të marrë një vendim, në mënyrë që tregu t’i rikthehet normalitetit.

“Duhet të na ndajë mëndjen. A do miratohet një propozim i tillë apo jo, nëse po kur do të ndodhë. Nuk mund të rrinë njerëzit në pritje të një vëndim që ska asnjë afat”, thote Zaloshnja

“Rivlersimi është ajo që tregu kërkon në mënyrë të vazhdushme, pasi norma tatimore 15% është shumë frenuese”, tha Ballgjini.

Por a është vetëm fushata e rivlersimit ajo që ka bllokuar tregun e pronave në vend?

“Unë mendoj se ky është i vetmi shkak. Kërkesa mbetet e lartë. Por mund të themi se kjo kërkesë ka një orientim drejt jugut apo zonave turstike. Por në çdo rast një pronë me karakteristika të mira shitet menjëherë”, sqaroi Zaloshnja.

“Nuk ka rënie të kërkesës, por mund t ëthemi se ka një stabilzim të cmimeve. Nuk ka më rritje, përkundrazi ka tendecas rënëse në varësi të zonave.”

Të gjitha gjasat janë që nisma e deputetes Blerina Gjylameti për një tatim 3% mund të shtyhet në sezion e ardhshëm parlamentar.

Lexo edhe :  “Institucion fondamental”/ BE, apel politikës shqiptare: Të ndalen presionet ndaj SPAK

Fushatat e rivlersimit po edukojnë qytetarët me idenë se një herë në dy vite do të ketë një amnisti për tatimi e pronave.

Por kjo ëhstë një zgjidhje e prkohshmë, ndërkohë që qeveri refuzon të japë një zgjidhje të përhershme këtij tregu, që është ofrmi I një normë tatimore më ulët për pronat./    S.M

Të fundit

Popullsia e BE-së rritje rekord, migrimi drej Europës çon në 450 milionë banorë në 2024

Migrimi drejt Bashkimit Evropian ka çuar popullsinë e tij në një nivel rekord prej 450.4 milionë banorësh në vitin...

Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve tragjike! Kritika të forta për menaxhimin e krizës

Presidenti i SHBA, Donald Trump, mbërriti pasditen e sotme në Teksas, shteti që është zhytur në zi pas përmbytjeve të 4 korrikut, ku humbën...

Aksioni në Theth/ Një person me 400-500 mijë euro ndërton në tokë të vet dhe s’merr leje

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, njëkohësisht Drejtori i Shërbimit Social në Tiranë, Alfred Muharremi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, për të...

“Zaptim vend e pa vend”/ Braçe ‘shpërthen’ ndaj Bashkisë së Tiranës

Aksioni për lirimin e hapësirave publike duhet të ishte bërë me kohë dhe Këshilli Bashkiak duhet të merrte vendime në interes të qytetarëve, jo...

Bitcoin thyen rekordin historik! Fuqia e kriptove ‘trondit’tregun, ja vlera që kapi

Bitcoin vazhdoi rritjen e tij herët të premten, duke arritur një rekord prej 118 mijë dollarësh. Kriptomonedha është rritur për dy ditë, duke tejkaluar nivelet...

Lajme të tjera

Web TV