A e ka mashtruar Kina botën me koronavirusin? Ja si përgjigjet Angela Merkel

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas presidentit amerikan Donald Trump, atij francez Emanuele Macron, edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel lë të kuptohet se Kina ka mashtruar botën rreth koronavirusit.

Sipas medieve gjermane, kancelarja gjermane i kërkoi Pekinit të jetë transparent në lidhje me origjinën dhe transmetimin fillestar të koronavirusit.

“Unë besoj se sa më transparente të jetë Kina në raport me historinë e origjinës së virusit, aq më mirë është për të gjithë botën në mënyrë që të nxjerrim mësime prej këtij rasti”.

Gjermania ka shënuar deri më tani 4,648 vdekje po aq sa vetë Kina– me 4,636, edhe pse kjo e fundit është akuzuar se ka mashtron me shifrat e të vdekurve dhe të infektuarve.

Gjithashtu edhe presidenti amerikan Donald Trump dhe shumë figura të politikës amerikane kanë hedhur dyshime në të dhënat e të prekurve dhe atyre që kanë ndërruar jetë në Kinë.

Nga ana e saj, kancelarja Angela Merkel i kërkoi Kinës transparencë, ndërsa Gjermania vijon të tregojë kujdes me masat. Sipas Merkelit, vendi do të detyrohet të izolohet i gjithi nëse rastet me koronavirus fillojnë sërish të rriten me shpejtësi.

Të fundit

Rama falenderon homologun spanjoll: Mirënjohës për mbështetjen

Kryeministri Edi Rama falenderoi homologun e tij spanjoll, i cili e uroi për fitoren e zgjedhjeve të 11 Majit. “Falemnderit...

Berati vijon numërimin e votave, kush janë emrat që futen në Kuvend

Vijon numërimi i votave për kandidatët në qarkun e Beratit. PS merr 5 mandate, duke siguruar karrige në Kuvendin e ri Ervin Demo dhe Enriketa...

Kryeministri i Kroacisë uron Ramën: Me kënaqësi të marr pjesë në samitin

Kryeministrisë i Kroacisë, Andrej Plenkovic, ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e mandatit të tij të katërt dhe shpreh kënaqësinë për pjesëmarrjen në...

Gonxhja për rezultatin e opozitës në zgjedhje: Më dhimbset PD, janë krejtësisht ‘out’

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Top Story” në Top Channel, komentoi zgjedhjet e 11 majit...

Edvin Kulluri: Ka dështuar e gjithë opozita, edhe partitë e reja

Edvin Kulluri, nga “Djathtas 1912”, i ftuar në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, u shpreh se rezultati i zgjedhjeve të...

Lajme të tjera

Web TV