Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Përndjekja, plagë e shoqërisë/ Ekspertët kërkojnë ashpërsim të ligjit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përndjekja është kthyer në një fenomen shqetësues, ku të gjithë janë të rrezikuar.

Ekspertët ngrenë alarmin lidhur me sjelljet e përndjekësve, rrezikshmërinë që ata sjellin jo vetëm te viktimat e tyre, por për të gjithë shoqërinë dhe kryesisht për personat me të cilët ndërveprojnë, qoftë në punë, apo në aktivitete të tjera të jetës së përditshme.

Përndjekësit shpesh përdorin rrjetet sociale për të intensifikuar veprimet e tyre kriminale, për të ngjallur frikë, e shpesh edhe për të shantazhuar shënjestrën e tyre.

Sociologu Gëzim Tushi, në një intervistë, e cilëson përndjekjen si një veprim antiqytetar dhe sjellje të neveritshme, ndërsa thekson se duhet një regjistër për të parandaluar këto sjellje kriminale. (Lexo

“Kjo sjellja maniake e përndjekjes, tendenca për ndërhyrjen në punët e brendshme të njëri-tjetrit, ideja për të kontrolluar dhe vëzhguar jetën private, pa diskutim përveçse është një patologji individuale, përbën edhe një rrezikshmëri shoqërore. Elementë të tillë janë toksikë jo vetëm në marrëdhëniet personale, familjare, por edhe në marrëdhëniet sociale dhe të punës. Elementë të tillë janë destruktivë, prishin raportin e marrëdhënieve të caktuara, krijojnë anomali dhe probleme të mëdha, qoftë në punë, qoftë në jetën sociale.

Meritojnë jo vetëm të ndëshkohen nga pikëpamja ligjore, por duhen demaskuar edhe moralisht. Shoqëria shqiptare ka nevojë për një libër të turpit ku duhet të evidentohen. Publikimi i njerëzve të cilët shfaqin vese të tilla, duhet bërë në mënyrë që të demaskohen. Kjo do të sjellë ulje të kësaj virulence. Do të sjellë një lloj frenimi dhe ndëshkimi. Njerëzit me prirje kriminale, nëse janë të zhbalancuar nga pikëpamja mendore, pasi një pjesë e tyre nuk janë mendërisht në rregull, duhen çuar në spitale psikiatrike dhe të kurohen për sëmundjet e tyre”, tha ai.

Nevojën emergjente për të krijuar një regjistër kombëtar e thekson edhe gazetari dhe publicisti, Ben Andoni, gjatë një prononcimi. (Lexo këtu

Lexo edhe :  Berisha i pandehur nga SPAK, Meta: Akuzë politike e diktuar nga “lart”

Sipas Andonit, përndjekësit veprojnë ndaj kategorive të pambrojtura, ndërsa nënvizon se ligji duhet të jetë më i ashpër.

“Për personat përndjekës ligji duhet të jetë shumë mirë i përcaktuar dhe shumë më i ashpër. Përndjekja nuk është vetëm që i heq apo i pengon të drejtat dikujt, por është pak edhe një aspekt që ndikon shumë në botëkuptimin social të dikujt.

Përndjekësit duhet që të identifikohen, ndërsa ata të cilët e kryejnë përndjekjen në mënyrë sistematike, duhet të jenë pjesë e një regjistri kombëtar, sepse mund të shkaktojnë trauma shumë të mëdha sociale në shoqëri që përcillen më pas me pasoja të jashtëzakonshme. Duhen identifikuar këta njerëz dhe të jenë të privuar nga shoqëria. Ka ardhur koha që duhet të ketë ndëshkime që këta njerëz të mos provojnë më për t’i bërë shoqërisë dëm”, deklaroi publicisti.

Në Kodin e Procedurës Penale, kërcënimi ose ngacmimi i personit me anën e veprimeve të përsëritura, me qëllimin për t’i shkaktuar një gjendje të vazhdueshme dhe të rëndë ankthi apo frike për sigurinë vetjake, të një të afërmi ose të një personi, me të cilin ka lidhje shpirtërore, apo për ta detyruar të ndryshojë mënyrën e tij të jetesës, dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në katër vjet.

Përndjekja, plagë e shoqërisë/ Ekspertët

Neni 121/a i Kodit Penal

Kur kjo vepër kryhet nga ish-bashkëshorti, ish-bashkëjetuesi apo personi që ka pasur lidhje shpirtërore me të dëmtuarin, dënimi rritet me një të tretat e dënimit të dhënë. Kur kjo vepër kryhet ndaj të miturit, gruas shtatzënë ose një personi të pazotë për t’u mbrojtur, si dhe kur kryhet nga një person i maskuar ose shoqërohet me mbajtjen ose me përdorimin e armëve, dënimi rritet deri në një të dytën e dënimit të dhënë.

Duhet theksuar se raste të tilla në Shqipëri ka me dhjetëra, edhe për personazhe të njohura publike ose jo./     S.M

Të fundit

70 vjet nga fotoja më ikonike e Marylin Monroe

Një nga fotot më të famshme të Marilyn Monroe, sigurisht më ikonikja, mbush sot 70 vjeç. Ylli, e veshur me...

Veliaj publikon videon/Shkon me biçikletë në punë: Një këshillë për të qenë i shëndetshëm

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u ka thënë ‘mirëmëngjes’ ndjekësve me një video të tijën me biçikletë. Në një postim në rrjetin social...

Punëtorët teknikë të Kuvendit sot hyjnë në grevë, kërkojnë rritje pagash

Punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës sot do të fillojnë grevën, si reagim ndaj pagave të ulëta që po marrin. Kështu ka bërë të ditur...

“Ajo tha po”, Erjola Doçi merr propozimin për martesë

Me nisjen e sezonit të ri të “E Diell”, një nga risitë ishte edhe formati më i ri televiziv “Pa Filtra”, ku si qëllim...

Në mes të pasigurisë ushqimore, Zimbabve urdhëron vrasjen e 200 elefantëve

Zimbabve do të lejojë vrasjen e 200 elefantëve për herë të parë që nga viti 1988 mes shqetësimeve për mungesë ushqimi pas një thatësire...

Lajme të tjera

Web TV