Përfundon me sukses operacioni në tendinë, ja se kur do të rikthehet Araujo

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ronald Araujo, mbrojtës i Barcelonës, dëmtoi tendinën e Akilit gjatë Kupës së Amerikës, si pjesë e Uruguait. Sot mbrojtësi iu nënshtrua një operacioni, i cili ishte shumë i suksesshëm, siç njoftoi vetë klubi “Blaugrana” përmes një shënimi të publikuar në faqen e tij zyrtare:

“Lojtari i ekipit të parë, Ronald Araujo, iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm këtë të hënë për një dëmtim të gjurit të këmbës së djathtë. Ky operacion u krye nga Dr. Lasse Lempainen, nën mbikëqyrjen e shërbimeve mjekësore të klubit, në Turku (Finlandë). Momenti i kthimit të tij në fushë do të varet nga evolucioni i tij.”

Uruguaiani i lindur në vitin 1999 mund të qëndrojë jashtë fushës deri në katër muaj dhe për këtë arsye nuk do të kthehej para dhjetorit, pra në kampionat. Vendimi për të bërë një operacion, zbulon gazeta spanjolle “Relevo”, ka lindur pas një diskutimi me mjekët e Barçës dhe përfaqësuesit e tij besnikë. Sepse, nëse do të kishte zgjedhur një trajtim më konservativ, koha e parashikuar do të ishte rreth dy muaj, por dëmtimi nuk do të ishte zgjidhur plotësisht./ D.C

Të fundit

Me flamurin kuqezi, tifozi afrikan mbështet Kombëtaren Shqiptare

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në orën 20:45 kundër Serbisë në "Arenën Kombëtare" të Tiranës, sfidë kjo e...

Zgjedhjet në dy komuna të vogla, test për pushtetin e Vuçiçit

Zgjedhjet lokale të 8 qershorit në Kosjeriq dhe Zajeçar - komuna në perëndim dhe në lindje të Serbisë - pritet të jenë testi i...

Gjermania ka kohë tre vite për të riorganizuar ushtrinë

Forcat e armatosura të Gjermanisë i kanë tre vjet për t’i blerë pajisjet e nevojshme, në mënyrë që të mund të luftojnë ndonjë sulm...

Gazetarët e frontit që bien theror në vijën e zjarrit

Nga Leonard Veizi Në vendet e paqta gazetarët anatemohen. Në vendet e zjarrta ata vriten. Në këtë botën tonë ku ndryshku mbulohet me bojë, – që...

Berisha kthehet në seli/ Brukseli kushtëzoi integrimin me rikthimin e demokracisë

E shtuna nuk ishte ditë pushimi për Sali Berishën, ku nga selia e PD doli të komentonte aktualitetin politik të ditëve të fundit. Rezoluta e...

Lajme të tjera

Web TV