“Jam Pjerin Ndreu”, 3 mashtruesit i marrin 15 mijë euro biznesmenit të njohur!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tjetër skemë mashtrimi ndaj biznesmenëve është zbuluar nga Krimi Ekonomik, ndërsa kësaj radhe mashtruesit prezantoheshin si kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu. Burime për mediat bëjnë me dije se pre e mashtrimit ka rënë biznesmeni Ylli Ujkaj, njëherazi edhe presidenti i ekipit të basketbollit ‘Besëlidhja’. Mashtruesit kanë komunikuar me Ylli Ujkajn përmes aplikacionit ‘Signal’ dhe i janë prezantuar atij si Pjerin Ndreu dhe i kanë kërkuar 15 mijë euro.

Biznesmeni ka rënë pre e këtij mashtrimi dhe pa u menduar dy herë, më datë 14 korrik u ka dorëzuar atyre 15 mijë euro. Policia ka arrestuar dy persona, Shkëlqim Domi 35 vjeç, dhe Saimir Sallaku, 37 vjeç, të dy banues në Shijak. Në kërkim është shpallur edhe një tjetër, Shefik Kurti, 63 vjeç, banues në Itali.

Po të njëjtin biznesmen, të tre kanë tentuar ta mashtrojnë edhe me datë 17 korrik, por duket se në rastin e dytë biznesmeni e ka kuptuar që ishte një kurth dhe është drejtuar me një denoncim në polici.
Ndërkohë, Policia e Lezhës dhe e Tiranës po vijojnë hetimet për zbardhjen e një rasti të ndodhur në Tiranë, ku sërish këta tre persona kanë tentuar të përfitojnë 20 000 euro, nga një shtetas, me anë të kësaj skeme mashtrimi.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasit Shkëlqim Domi dhe Saimir Sallaku në bashkëpunim me shtetasin Shefik Kurti më datë 14.07.2024, kanë përfituar 15 000 euro, nga administratori i një operatori ekonomik, duke komunikuar me të në aplikacionin “Signal”, në emër të përfaqësuesve të institucioneve vendore. Më datë 17.07.2024, ata kanë tentuar të përfitojnë një tjetër shumë të madhe parash, nga ky shtetas, me anë të së njëjtës skemë.

Lexo edhe :  Vdekja e 59-vjeçarit pas mbushjes së dhëmballës, çfarë thonë familjarët e të ndjerit

Në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Tiranë, vijojnë hetimet për zbardhjen e një rasti të ndodhur një Tiranë, ku këta shtetas kanë tentuar të përfitojnë 20 000 euro, nga një shtetas, me anë të kësaj skeme mashtrimi”, njofton policia.

Kjo skemë është tipike me rastet kur biznesmenë janë tentuar të mashtrohen ose kanë pre e kurtheve pas të cilave dyshohet se fshihet Florian Gjergji. Nuk dihet edhe nëse pas kësaj skeme fshihet sërish Florian Gjergji, por janë të shumta rastet kur janë zbuluar mashtrime të tilla.

Florian Gjergji është i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe mendohet që skemën dhe njerëzit i drejton nga Gjermania. Ai ka shfrytëzuar emra të rëndësishëm politikanësh për të marrë para nga biznesmenë të ndryshëm, por në pjesën më të madhe skema e tij është nuhatur dhe policia ka kryer arrestime në flagrancë në momentet që do të bëhej shkëmbimi i parave.

Të fundit

Shkëlzen dhe Argita Berisha në krye të PD? Gazetari: S’ka asnjë sekret

I ftuar në emisionin “Ora e fundit” në ABC News, gazetari Ardit Rada u pyet nëse fëmijët e Sali...

Kristof Valtc, aktori që u bë simboli i ushtarakëve nazist të inteligjencës

Nga Leonard Veizi Hans Landa nuk është thjesht një personazh; ai është një maskë e sofistikuar e pushtetit që flet në shumë gjuhë, buzëqesh me...

Nga ndalimi i celularëve te…, miratohet udhëzimi për vitin e ri shkollor

Me nisjen e vitit të ri shkollor, Ministria e Arsimit dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit kanë miratuar një udhëzim të përbashkët që...

Norvegjia ndalon pijet energjike për fëmijët, shpërthen debati kombëtar

Qeveria norvegjeze ka bërë të ditur se vendi nga 1 janari do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për fëmijët nën moshën 16-vjeç, duke...

Aplikimet për azil në Mbretërinë e Bashkuar nivele rekord, bien kërkesat nga Shqipëria

Mbretëria e Bashkuar regjistroi një rekord prej 111,084 aplikimesh për azil gjatë vitit të parë të qeverisë së kryeministrit Sir Keir Starmer, duke reflektuar...

Lajme të tjera

Web TV