COVID-19/ “Piku ka kaluar”, flet mjeku Tanka te Shefqet Ndroqi: Pacientët, përveç sëmundjes që kanë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arben Tanka, mjeku i spitalit Covid 2 (Shefqet Ndroqi) ka deklaruar se piku i koronavirusit ka kaluar. Tanka në një intervistë për Ora News është shprehur se strategjia me gjurmimin e rasteve ka dhënë sukses.

“Mendoj se piku i kësaj sëmundje mund të ketë filluar në fund të muajit mars dhe në ditët e para të muajit prill. Jemi në kurbën e rrafshët të kësaj sëmundje dhe në ditët në vijim do të vijë duke u ulur. Tirana sot ka pasur zero raste. Kanë mbetur vetëm dy vatra, Kruja dhe Kurbini. Strategjia që është ndjekur deri tani me gjurmimin e rasteve që dalin pozitive dhe kontaktet e tyre deri tani ka dalë mirë. Kjo politikë testimesh që është ndjekur ka qenë pozitive dhe nuk mendoj se duhet bërë ndonjë ndryshim i madh. Bëhen 250-260 testime në ditë. Në spitalin tonë i kemi marrë të gjitha masat që çdo gjë të jetë korrekt në trajtimin e pacientëve, si në Reanimacion ashtu dhe pavion. Janë të gjitha kapacitetet.”, është shprehur ai.

Mjeku ka treguar edhe për gjendjen e të infektuarve në këtë spital. “ Kjo situatë ishte ndryshe për të gjithë ne mjekët. Është lufta ndaj një armiku të padukshëm dhe të gjithë kanë pasur një lloj stepje fillimisht. Por me mbrojtjen e duhur kemi arritur ta përballojmë. Edhe për pacientët, përveç sëmundjes që kanë, ka qenë prezent edhe stresi. Për pjesën më të madhe të pacientëve gjithçka ka shkuar mirë.Ka pasur ndryshime nga më herët. Kontaktin me kolegët dhe pacientin e kemi pasur të drejtpërdrejtë kurse tani duhet të bëhemi gati me mjetet e mbrojtjes personale, me kostume dhe maska.”, është shprehur Tanka.

Të fundit

Zbulohet dhurata që Jeff Bezos i dhuroi partneres në ‘dasmën e shekullit’

Jeff Bezos i ka dhuruar së fejuarës së tij, Lauren Sánchez, një gjerdan me vlerë nga 3 deri në...

Prapaskenat e PD, ja tre grupet që janë brenda selisë blu

Deputeti i Partisë Demokratike, Dash Sula, ka komentuar procesin e rinumërimit të votave duke thënë se selia blu tentoi të bëjë pis procesin. Sipas Sulës,...

Trump kërcënon Iranin: Ju bombardojmë nëse vazhdoni…

Donald Trump ka deklaruar këtë të premte se ai "pa dyshim" do të urdhëronte një tjetër bombardim të Iranit nëse Teherani do të vazhdonte...

Në Gazë raportohet për 62 të vrarë nga forcat izraelite

Agjencia për Mbrojtje Civile në Gazë tha se forcat izraelite kanë vrarë të paktën 62 persona më 27 qershor, përfshirë dhjetë persona që ishin...

‘Tirana Fest’ ndez atmosferën te sheshi ‘Skënderbej’, koncerte dhe sporte ekstreme

Atmosfera në zemër të kryeqytetit po “ndizet” nga Tirana Fest 2025, një festival dyditor FALAS për të gjithë familjen, që po zhvillohet në...

Lajme të tjera

Web TV