E rrallë/ Pensionistja lind binjakë pas 43 vitesh përpjekje për të pasur një fëmijë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grua 68-vjeçare Nigeriane dhe burri i saj 70-vjeçar janë shumë të lumtur pasi ajo lindi binjakë pas 43 vitesh përpjekje.

Margarett Adenuga lindi fëmijët , një djalë dhe një vajzë, me operacion cezarian në një spital në Lagos në 14 Prill.  Mediat raportojnë se prindërit dhe binjakët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Bashkëshorti Noe, 70 vjeç, zbuloi se gruaja e tij mbeti shtatzënë vitin e kaluar përmes metodës invitro pasi tre raunde të mëparshme të trajtimit dështuan.

Duke folur për BBC, bashkëshorti pranoi që një grup mjekësh gjinekolog e kishin paralajmëruar atë se ishte e rrezikshme për gruan e tij të shkonte përpara me shtatzëninë.

Por ai shtoi se vendimi ishte gruas së tij që të shkonin përpara me shtatzëninë.

Spitali Universitar Lagos tha se trajtimi invitro u krye diku tjetër dhe çifti u referohej vetëm atyre për t’u trajtuar më pas.

Mjekët vazhduan ta monitoronin gruan  e moshuar gjatë gjithë shtatzënësisë, derisa ajo zgjodhi t’i nënshtrohej një operacioni në javën e 37-të.

Spitali tha se ishte rasti i parë i shtatzënisë me një grua që ka të tillë moshë që kishin trajtuar.

Mjeku që ka ndjekur shtatzëninë, Dr Adeyemi Okunoëo e quajti lindjen “një mrekulli”, por shtoi se çifti ndërmori një rrezik të madh duke vazhduar me shtatzënësinë.

Nuk është e qartë saktësisht se ku është kryer trajtimi invitro, por Noah zbuloi se çifti më parë udhëtoi në Mbretërinë e Bashkuar për një procedurë.

Burimi: Daily Mail, Përshtati: Fjala.al

Të fundit

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV