Kur do luhet futboll? Plas sherri mes OBSH-së dhe UEFA-s

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka mbledhur në një video-konferencë private UEFA-n dhe përfaqësuesit e klubeve evropiane, ku në qendër të diskutimeve ka qenë çështja se kur do të luhet futboll.

Sipas Organizatës Botërore e Shëndetësisë skenari ideal është ndërprerja e veprimtarive sportive deri në fund të vitit 2021.

Konferenca, që ishte parashikuar të zgjaste një orë, ka shkuar deri në 2 orë e gjysmë, ndërsa nuk kanë munguar as tonet e ndezura dhe sherri mes përfaqësuesve të OBSH-së dhe UEFA-s.

OBSH ka sugjeruar masa drastike sa i përket aktiviteteve sportive, duke u bazuar në studime për rreziqet që mund të sjellë një tjetër valë infektimesh vitin e ardhshëm, shkruan BBC. 

Sipas ekspertëve zgjidhja më e mirë do të ishte që veprimtaritë të qëndronin të ndalura deri në vitin e ardhshëm, por kjo është kundërshtuar fort nga UEFA edhe pse kjo e fundit nuk ka asnjë detyrim ligjor për të zbatuar këshillat dhe direktivat e OBSH-së.

Të fundit

Zjarret përfshijnë disa zona në vend, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Situata nga zjarret në disa qarqe të vendit vijon të jetë kritike, ndërsa Forcat Ajrore dhe strukturat vendore të...

Ju nuk jeni Kosova, as Shqipëria!

Nga Fejzo Subashi. Nëse edhe sot, nuk e vënë në efiçenc, deputetët e Parlamentit të Kosovës, të zgjedhur në shkurt të këtij viti, pa përjashtim,...

26 korrik 1875/ Lindja e Gustav Jungut: Udhëtimi i mendjes drejt errësirës

Nga Leonard Veizi Në mëngjesin e qetë të 26 korrikut 1875, në brigjet e liqenit të Bodenit, në Kesswil të Zvicrës, lindi Karl Gustav Jung...

“Shuhet” tensioni mes Lautaros dhe Calhanoglu, turku drejt rinovimit me Interin

Paqja më në fund është rikthyer midis Lautaro Martinez dhe Hakan Calhanoglu. Pas tensioneve pas Kupës së Botës për Klube dhe fjalëve të kapitenit...

Finlanda thyen rekordin e nxehtësisë, 14 ditë radhazi me temperatura mbi 30 gradë

Finlanda ka përjetuar periudhën më të gjatë të temperaturave mbi 30 gradë Celsius, duke thyer një rekord 50-vjeçar të temperaturës, tha të martën Instituti...

Lajme të tjera

Web TV