Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

MPJD: Trajtim jodinjitoz për presidenten Osmani, kemi kërkuar sqarime zyrtare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Incidenti diplomatik në aeroportin e Shkupit

MPJD: Trajtim jodinjitoz për presidenten Osmani, kemi kërkuar sqarime zyrtare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përjetuar një incident të papritur në Aeroportin e Shkupit, ku sigurimi i këtij aeroporti tentoi të merrte telefonin personal të saj. Këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina, e ka cilësuar këtë veprim si një shkelje të praktikave ndërkombëtare. Kupina tregoi për Telegrafin se veprimet e zyrtarit të sigurimit dukeshin se kishin për qëllim të provokonin delegacionin e Kosovës dhe të shkaktonin ndonjë incident. Ai shtoi se presidentja nuk e lejoi një gjë të tillë, pasi do të kishte qenë një shkelje e rëndë e protokollit. “Ekipi i presidentes i shpjegoi rregullat zyrtarit të aeroportit, por ai tentoi fizikisht ta shtyjë presidenten, çka detyroi Policinë e Kosovës të ndërhyjë për ta hapur rrugën. Kjo sjellje është në kundërshtim me çdo praktikë ndërkombëtare, sipas të cilave krerët e shtetit mbrohen me privilegje e imunitete diplomatike,” -tha Kupina. Ndërkaq, lidhur me këtë ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës. “Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës me shqetësim ka mësuar rreth incidentit të shkaktuar në Aeroportin e Shkupit në raport me trajtimin jodinjitoz të Presidentes së Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani”, thuhet në reagim. MPJD njofton se përmes Ambasadës së Kosovës në Shkup, ka nisur mbledhjen e informacioneve dhe që dje ka kërkuar sqarime zyrtare nga ambasada e Maqedonisë së Veriut në Prishtinë dhe nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut. “MPJD do të mbajë publikun të informuar për veprimet e mëtejshme, për të sqaruar këtë situatë dhe për t’u siguruar që incidente të tilla të mos ndodhin në të ardhmen në raport me krerët e shtetit tonë”, -thuhet në njoftim.

Ekspertët: Incidenti me presidenten në Shkup, pakujdesi e autoriteteve ose provokim

Pakujdesi e autoriteteve të Aeroportit të Shkupit apo provokim – këta janë dy skenarë të mundshëm për atë që i ka ndodhur presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në aeroportin e Shkupit më 1 gusht, thotë për Radion Evropa e Lirë Afrim Hoti, profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës. Kjo, në bazë të informacioneve që deri më tani janë bërë publike. Presidenca e Kosovës ka akuzuar autoritetet e Maqedonisë së Veriut për shkelje të praktikave ndërkombëtare dhe Konventës së Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike, duke thënë se, më 1 gusht, presidentes Vjosa Osmani është tentuar t’i merret telefoni personal nga një pjesëtar i sigurimit të Aeroportit të Shkupit (TAV). Këshilltari politik i presidentes, Bekim Kupina, ka thënë se pavarësisht faktit që i janë bërë të ditura rregullat diplomatike, “ai [sigurimi] ka tentuar fizikisht ta shtyjë presidenten, me ç’rast është detyruar që të reagojë Policia e Kosovës për t’i hapur rrugën”. Autoritetet maqedonase i kanë hedhur poshtë këto akuza të Presidencës kosovare, por thanë se kanë nisur hetimet për këtë rast. Nga kompania TAV thanë se departamenti i sigurisë, në kuadër të përgjegjësive, ka kryer kontroll standard të sigurisë. Sipas Hotit, sigurimi i aeroportit “absolutisht nuk ka të drejtë” të sillet siç është sjellë me presidenten Osmani. Ai konsideron se nëse flasim për skenarin e një pakujdesie, atëherë e drejta ndërkombëtare parasheh kërkim-faljen

Lexo edhe :  Ministria e Mbrojtjes ofron 3 bursa të plota në institucionet arsimore ushtarake në SHBA

Radio Evropa e Lirë: Si e shihni ju këtë incident që ka ndodhur në Aeroportin e Shkupit?

Afrim Hoti: Po, parimisht, të paktën në bazë të informacioneve që deri më tani kanë dalë në publik, mendoj që janë dy skenarë. Skenari i parë është një pakujdesi e autoriteteve të Aeroportit të Shkupit. Ne kemi parasysh faktin që edhe në Maqedoninë e Veriut edhe në Kosovë, po edhe gjetiu, jo i gjithë stafi që punon nëpër pika kyç, ka përgatitjen e duhur për të kuptuar privilegjet dhe imunitetet diplomatike të autoriteteve publike. Në këtë drejtim, mendoj që skenari i parë pra flet për një pakujdesi të stafit. Ndërkohë, që ekziston mundësia edhe e ndonjë skenari tjetër që flet eventualisht për provokime të caktuara, të cilat janë të besueshme në rastin aktual për faktin që tashmë atje e kemi edhe elementin serb në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë Veriore dhe që edhe skenarë të tillë eventualisht nuk do të duhej të përjashtoheshin.

Radio Evropa e Lirë: A ka të drejtë sigurimi i një aeroporti të kontrollojë gjërat personale, si telefoni i një zyrtari shtetëror?

Afrim Hoti: Jo, absolutisht nuk ka të drejtë. Konventa e Vjenës për Privilegjet dhe Imunitetet diplomatike parasheh lehtësi të lëvizjes së autoriteteve publike, qofshin ato të brendshme, pra organet e brendshme, ku flasim për kryeparlamentarin, ministrin e Jashtëm, presidentin e vendit, po edhe për stafin tjetër diplomatik, nuk ka të drejtë të kontrollojë bagazhin e tyre, ndërkohë që nëse flitet për skanim eventual, pra që valixhja diplomatike, duke përfshirë këtu edhe të telefonit, që të kalojnë nëpër skanerët e sigurisë, atëherë gjithsesi që duhet të ndiqet procedura standarde sikur për të gjithë të tjerët

Radio Evropa e Lirë: Profesor Hoti, pra ju, si e cilësoni këtë incident, si pakujdesi apo si provokim, si skenar provokimi?

Afrim Hoti: Po tash të them të drejtën, nuk i kam të gjitha informacionet, sepse qarkullojnë dy variante të ndryshme dhe nuk mund të mbaj një pozicion të caktuar, sepse pozicioni i caktuar, pa argumente, interpretohet edhe si spekulim. Por, unë dua të besoj që flasim për një pakujdesi të autoriteteve maqedonase për ta trajtuar presidenten e një vendi. Madje, përfshirë edhe rastet kur qëndrimi i saj nëpër vende të treta është incognito. Edhe sikur të ishte një vizitë private, presidentja gëzon të gjitha privilegjet dhe se autoritetet duhet ta trajtonin si të tillë.

Radio Evropa e Lirë: Autoritetet maqedonase thonë se kanë nisur hetimet, por në njëfarë forme, në njëfarë mënyre, kanë arsyetuar atë se çka ka ndodhur. Çka do të duhej të bëjnë tash autoritetet maqedonase?

Afrim Hoti: Për të arritur satisfaksionin, në veçanti nëse flasim për skenarin e një pakujdesie, atëherë e drejta ndërkombëtare parasheh kërkim-faljen, nëse flasim eventualisht për pakujdesi, po madje në raste të caktuara, edhe sikur të ishte ndonjë provokacion i mbyllur ose privat i një zyrtari të caktuar atëherë, normalisht që kërkim-falja do të ishte satisfaksion për autoritetet tona.

Nëse flasim për skenar të caktuar, atëherë normalisht që marrja e masave ndaj zyrtarit që ka bërë një provokim të tillë do të shkaktonte satisfaksion për Kosovën./

Të fundit

Çfarë ndodhi? Shqipe Hysenaj shpërthen në lot gjatë emisionit, ja arsyeja

Shqipe Hysenaj ka pasur një moment shume delikat gjatë episodit të sotëm në “Pa Filtra”. Përparim Sulku ishte konkurrenti i...

Stuhi e fortë dhe tornado bën kërdinë në këtë vend, plagosen 11 persona

Tornadot dhe përmbytjet e shkaktuara nga stuhitë e forta shpërthyen disa pjesë të Oklahomas gjatë natës, duke lënë të paktën gjashtë persona të lënduar...

Zgjatja e sezonit turistik/Divjaka nevojë për punonjës të kualifikuar

Divjaka vijon të mirëpresë turistë të shumtë, çka njëkohësisht shton me shumë nevojën për punonjës edhe përtej sezonit veror për shërbime tek bizneset. Bar-restorantet e...

“Më ke tradhtuar, fëmija s’është imi!”, Edmondi përzë bashkëjetuesen: Nuk të dua më!

Rasti i radhës në “Shihemi në Gjyq” është një përballje e vështirë mes dy bashkëjetuesve, Edmondit dhe Nailes. “Unë jam burrë, nuk e pranoj...

220 viktima në Spanjë/ Berisha mesazh ngushëllimi

Ish-kryeministi Sali Berisha ka reaguar për viktimat nga përmbytjet në Spanjë. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Berisha shpreh ngushëllimet më të ndjera familjeve...

Lajme të tjera

Web TV