Mes plazhit e zgjedhjeve, 23 mijë himarjotë votojnë për kryetarin e bashkisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Himara mban këtë të diel zgjedhjet e pjesshme lokale për kryetarin e bashkisë. Rreth 23 mijë zgjedhës do t’i drejtohen kutive të votimit për të dhënë verdiktin e tyre mes dy kandidatëve, Vangjel Tavo të socialistëve dhe Petro Gjikuria të opozitës. Sipas KQZ-së materialet zgjedhore janë dërguar në KZAZ 38 për tu shpërndarë më pas në 36 qendrat e votimit në këtë bashki. Këto të fundit do të jenë të hapura nga ora 07.00 deri në orën 19.00.

Në Himarë do të aplikohet vetëm identifikimi elektronik dhe qendrat e votimit do të jenë të monitoruara me kamera. Pas mbylljes së votimit pritet të nisë edhe numërimi i votave.

Bashkia e Himarës u bë qendër e një konflikti politik që zgjati rreth 15 muaj. Gjithçka nisi në zgjedhjet vendore të 2023, ku dy ditë para zgjedhjeve, më 12 maj, kandidati i opozitës Fredi Beleri u arrestua për korrupsion zgjedhor. Beleri fitoi nga burgu por nuk e ushtroi detyrën e tij asnjë ditë, edhe pse bëri një betejë të gjatë ligjore për të marrë leje për t’u betuar, por kërkesa e tij nuk u aprovua asnjëherë.

Në burg përfundoi edhe ish-kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro i cili po ashtu u arrestua më 23 mars të këtij viti për tjetërsimin e pronave në Himarë. Dënimi i Fredi Belerit me 2 vite burg nga Apeli i GJKKO i hapi rrugë zgjidhjes së ngërçit në Bashkinë e Himarës, ndërsa KQZ i hoqi mandatin si kryebashkiak i Himarës./e.t

Të fundit

Hakerët “ndërpresin mbledhjen e këshillit gjerman”, transmetojnë një video pornografike

Një takim i këshillit lokal në Bodensee të Gjermanisë u ndërpre këtë javë kur hakerat morën kontrollin e transmetimit...

Si ta mbani djersën nën kontroll gjatë ditëve të nxehta të verës

Nxehtësia është sfiduese, por djersitja nuk është armiku juaj, përkundrazi, është një funksion vital i trupit Djersitja është një proces i natyrshëm dhe jetik për...

Trump paralajmëron Tajlandën e Kamboxhian: S’ka marrëveshje tregtare nëse ka luftë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ka telefonuar udhëheqësit e Tajlandës dhe Kamboxhias për t’i nxitur të ndalin konfliktin kufitar që ka shpërthyer...

Meta i jep fund reklamave politike në Facebook dhe Instagram

Kompania Meta, nën të cilën operojnë Instagram dhe Facebook, ka njoftuar se do të anulojë plotësisht opsionin e reklamave politike dhe zgjedhore në vendet...

Situata del jashtë kontrollit edhe në Piqeras, zjarri përparon drejt banesave

Një vatër zjarri ka dalë jashtë kontrollit në fshatin bregdetar të Piqerasit, duke shkaktuar alarm mes banorëve dhe bizneseve në zonë. Flakët, që po përhapen...

Lajme të tjera

Web TV