Një 21-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike si pasojë e një aksidenti automobilistik, në orët e para të mëngjesit të sotëm.
I riu i identifikuar si Ani Gjergji, është përplasur me makinë në zonën Chions in via Cesena.
Dyshohet se 21-vjeçarin e ka zënë gjumi në timon dhe për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën po lëvizte, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një urë të vogël betoni dhe menjëherë makina ka shpërthyer në flakë, shkruan Rai neës.
I riu ka mbetur i bllokuar në mjet duke mos arritur të dalë dhe është djegur plotësisht.
Ani Gjergji së bashku me familjen e tij jetonte prej shumë vitesh në zonën e Azzano Decimo (Pordenone), shumë pranë vendin të ngjarjes.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./e.t