Covid-19/ Konfirmohen 25 raste të reja në Shqipëri, shkon në 634 totali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është rritur me 25 raste të reja numri i të prekurve nga koronavirusi në vendin tonë, duke e çuar totalin në 634 persona.

Në një komunikim për mediat të Zv.ministres së Shëndetësisë, Mira Rakacollit, mbi përditësimin e situatës është bërë me dije se vatra më e re e nxehtë në vend për momentin rezulton të jetë Kruja, aty ku infektimet kanë nisur në një fasoneri, e më pas janë përhapur nga një punëtor te tjetri si dhe tek të afërmit e tyre.

Rakacolli konfirmoi edhe viktimën e 27 nga Covid-19 në vend, i cili ishte një 71-vjeçar nga Durrësi që ndërroi jetë te “Shefqet Ndroqi”./Fjala.al/

Njoftimi i plotë:

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 25 raste të reja, shkon në 634 numri i të prekurve

Gjatë 24 orëve të fundit 1 qytetar ka humbur jetën nga COVID019. Shkon në 356 numri i të shëruarve. Berati, Lezha, Mirdita, Rrogozhina dhe Tropoja janë zona ku të gjithë të prekurit deri tani, janë aktualisht të shëruar.

Prof. Mira Rakacolli

Zv/ Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Në 24 orët që lamë pas rezultatet e situatës epidemiologjike janë si më poshtë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 252 persona të dyshuar me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 25 raste pozitive me COVID19.

Vijon hetimi epidemiologjik dhe gjurmimi i kontakteve në Krujë ku kanë rezultuar 18 raste pozitive, ndërsa rastet e tjera janë 3 në Tiranë, 2 raste në Elbasan, 1 rast në Shkodër, 1 rast në Kurbin.

Deri në këto momente janë testuar 6269 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 634 raste.

Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient 71-vjeçar në spitalin “Shefqet Ndroqi” i cili ishte prej dy javësh i intubuar dhe vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese si (diabetik, kardiopat, ç’rregullime të ritmit kardiak dhe fibrilacion atrial). Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 71-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë duke e çuar numrin e qytetarëve që kanë humbur betejën me këtë sëmundje në 27.

Gjatë 24 orëve të fundit, 11 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 356.

Lexo edhe :  SPAK mbyll hetimet për të akuzuarit e operacionit “Revanshi”, publikohen akuzat

Rezulton se Berati, Lezha, Mirdita, Rrogozhina dhe Tropoja janë zona ku të gjithë të prekurit deri tani, janë aktualisht të shëruar.

Aktualisht në vendin tonë janë 251 persona të infektuar aktivë dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje prej më shumë se një jave.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 33 të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive, në gjendje të rënduar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 40 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në, Krujë, Tiranë, Elbasan, Shkodër, Kurbin.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 256 raste

– Durrës 42 raste

– Lushnje 6 raste

– Elbasan 18 raste

– Fier 36 raste

– Kavajë 9 raste

– Rrogozhinë 4 raste

– Korçë 19 raste

– Vlorë 5 raste

– Shkodër 100 raste

– Lezhë 14 raste

– Berat 2 raste

– Has 13 raste

– Krujë 58 raste

-Tropojë 4 raste

– Pukë 5 raste

– Mirditë 3 raste

– Kukës 11 rast

-Mallakastër 1 raste

– Kurbin 28 raste

Pavarësisht luhatjesve në numrat ditorë të zbulimit të bartësve të virusit apo të sëmurëve prej tij, situata është njëlloj e kontrolluar.

Treguesi i vërtetë është numri i të shtruarve në spitale, që vazhdon të mbetet në shifra të qëndrueshme.

Në kushtet e lirimit të disa masave, në mënyrë që situata të vazhdojë të jetë e kontrolluar, është shumë e rëndësishme të zbatohen me përpikmëri të gjitha udhëzimet e autoriteteve shëndetësore, sidomos distancimi fizik në rrugë, dyqane, ambiente punë dhe në mjetet e transportit pë rata që i përdorin për të arritur në vendet e punës.

Këto masa duhet të respektohen makimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

Të fundit

Këto simptoma tregojnë se trupi është i ndotur me toksina

Ne përballemi me një ngarkesë toksike në trup, e cila vjen përmes ushqimit, pijeve, lëkurës dhe ajrit që thithim,...

Në ditën e saj të lindjes, Ardit Gjebrea falënderon vjehrrit për “dhuratën”

“Ka Një Mesazh Për Ty” nisi dhe vazhdoi me shumë dashuri me historinë e Esmeraldës dhe Manushaqes, nuse e vjehrrë që kanë një lidhje...

Mbi 48 mijë objekte pasuri kulturore në Shqipëri

Në Regjistrin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, listohen si pasuri kulturore materiale dhe jo materiale të Shqipërisë mbi 48.000 objekte. Vetëm në 2024 këtij regjistri...

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë, 7.9 milionë dalje gjatë 2024-ës

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se përgjatë vitit 2024 flukset dalëse janë shtuar me 14% në krahasim me...

Rriten shpenzimet për dëmet që shkaktohen nga aksidentet

“Rritja vjetore prej 30% e numrit të aksidenteve rrugore në vitin 2024 ka shtuar shpenzimet totale të kompanive të sigurimeve për dëmet materiale dhe...

Lajme të tjera

Web TV