Foreign Policy: “Pse Amerika po nxit krizë në Kosovë?”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Amy Mackinnon – Foreign Policy

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, i shijon shumë marrëveshjet e mira, por përpjekjet e tij për të ndërmjetësuar marrëveshje ndërkombëtare shpesh kanë dështuar. Pavarësisht kësaj, administrata e tij po kërkon të shënojë fitore në politikën e jashtme duke ndërmjetësuar një marrëveshje përfundimtare paqeje midis Serbisë dhe Kosovës, të cilat kanë qenë në luftë në fund të viteve ‘90. Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, por Serbia dhe Rusia deri më tani nuk kanë pranuar t’u bashkohen Shteteve të Bashkuara dhe 100 vendeve të tjera në njohjen e saj si shtet.

Të hënën, zyrtarë të lartë demokratë në Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senat i shkruan një letër Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, duke akuzuar administratën për “dorën e rëndë” në qasjen e saj ndaj Kosovës. Për më tepër, ata thonë se Uashingtoni është duke anashkaluar fushatën e tërheqjes së njohjeve që Serbia po zhvillon kundër Kosovës dhe nuk ka arritur ta sanksionojë atë për blerjen e armatimit kundërajror nga rusët.

Pse është e rëndësishme?

Administratat e njëpasnjëshme amerikane e kanë mbështetur sovranitetin e Kosovës, por ekspertët e çështjeve të rajonit dhe ligjvënësit demokratë kanë frikë se, në këtë moment administrata Trump po e vë dëshirën e saj për marrëveshje – me çdo kusht – përpara interesave më të mira të aleatit të saj prej shumë kohësh. Një normalizim i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës është parakusht për anëtarësimin e tyre në Bashkimin Evropian, por disa zyrtarë kosovarë i druhen detyrimit për të rishikuar kufijtë me Serbinë.

Misteri i vërtetë është se si diplomacia amerikane erdhi në këtë ekstrem – një përpjekje e deformuar për të detyruar një aleat të dobët dhe vulnerabël të SHBA-ve t’i plotësojë dëshirën një drejtuesi të fuqishëm serb“, shkruan Edward P. Joseph për “Foreign Policy”, duke iu referuar Presidentit serb Aleksandar Vuçiç, i cili vizitoi Shtëpinë e Bardhë muajin e kaluar.

Lexo edhe :  "Ndoshta ka konflikt", trupat gjermane do të vijojnë në Kosovë

Rënia e qeverisë. Qeveria e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, u rrëzua më 25 mars, më pak se dy muaj pasi u betua. Kurt Bassuener, bashkëthemelues dhe bashkëpunëtor i vjetër i Këshillit të Politikave të Demokratizimit, një qendër studimore me qendër në Berlin, thotë se mbështetja e SHBA për votën e mosbesimit ndaj qeverisë së Kurtit pati një rol “vendimtar” në rezultatin përfundimtar.

I dërguari special i SHBA-ve për negociatat e paqes Serbi-Kosovë, Richard Grenell, raportohet se ishte i irrituar me refuzimin e Kurtit për të hequr tarifat për mallrat serbe, hap ky që është parë si pengesë për marrëveshjen e paqes. “Kurti ka qenë i vendosur të mos lejojë që politika rajonale e qeverisë së tij të diktohet nga Shtetet e Bashkuara“, thotë Eric Gordy, profesor i sociologjisë politike dhe kulturore në University College London. Kurti ka kundërshtuar gjithashtu planin për të korrigjuar kufirin Kosovë-Serbi përgjatë vijave etnike. Grenell, një njeri i besuar i Trumpit, ka shumë në tryezë: Ai është gjithashtu  ambasadori amerikan në Gjermani dhe drejtori në detyrë i inteligjencës kombëtare.

Arti i marrëveshjes. Kosova shpesh përshkruhet si vendi më proamerikan në botë. Shtetet e Bashkuara udhëhoqën fushatën e bombardimeve të NATO-s në 1999 për të zmbrapsur forcat serbe, të cilat kishin filluar një valë të re spastrimi etnik kundër shqiptarëve të Kosovës. “Por qasja e administratës Trump ndaj Kosovës i ka vënë shkopinj në rrota politikës vendase, e cila në të njëjtën kohë është në luftë me koronavirusin. Kjo qasje e re gjithashtu ndjek një model që është gjithnjë e më i njohur për vëzhguesit e politikës së jashtme që ndjek Trump”, thonë Mieczyslaw P. Boduszynski dhe Victor Peskin për “Foreign Policy”: Aleatët dhe diplomatët e karrierës janë shmangur ndërsa operatorëve besnikë politikë u është dhënë rol kryesor në skenë, duke e vënë arritjen e marrëveshjeve mbi diplomacinë.

/tvt

Të fundit

Masakra e Iasit: një nga krimet më të mëdha kundër hebrenjve në Evropën Lindore

26 qershor 1941 Më 26 qershor 1941, në qytetin Iasi të Rumanisë, autoritetet rumune, të mbështetura nga ushtria dhe policia,...

Shëngjin/ Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

Një incident i rëndë është shënuar këtë mesditë në zonën e Ishull Shëngjinit, ku një bombol gazi ka shpërthyer brenda një banese, duke shkaktuar...

Mbytet një turist i huaj në plazhin e Zvërnecit në Vlorë

Një turist i huaj raportohet të jetë mbytur pak momente më parë në plazhin e Zvërnecit në Vlorë. Bëhet me dije se turisti ka humbur...

A është Sali Berisha spiun profesionist?

Nga Spartak Baho* Ka kohë që vendi po zien nga debati për dosjet e ish-Sigurimit tështetit, teksa përflitet se ish-kryeministri Sali Berisha kanë qenënjëndërbashkëpunëtorët e...

E rëndë/ Ndërron jetë foshnja 3 javëshe, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një foshnje tre javëshe ka ndërruar jetë. Sipas mediave në Kosovë, ngjarja ka ndodhur në...

Lajme të tjera

Web TV