Zëvendës kryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi punimet që po zhvillohen në segmentin e aksit rrugore, Ura e Cerenecit-Peshkopi.
Gjatë inskeptimit, Balluku u shpreh se në Dhjetor të këtij viti, pritet të përfundojë tërësisht Rruga e Arbrit.
Balluku shtoi se kjo Tiranë-Peshkopi do të përshkohet për 1 orë e gjysmë.
“Gjithë këto punë të mira po bëhet. Me ç’duket, dhjetori 2024 do jetë edhe përfundimi tërësor i Rrugës së Arbrit, duke mbyllur tunelin e Murrizit, me një shpresë shumë të madhe, jemi drejt përfundimit të armatimit të të gjithë tunelit. Janë 400 metrat e fundit. Ne do të jemi gati edhe me këtë vepër. Me përfundimin e kësaj rruge, zgjidhet njëherë një ngërç që kishte të bënte me aksesin. Do kemi mundësi të shkojmë nga Peshkopia në Tiranë në 1 orë e gjysmë”, theksoi ajo./kb