Rezultatet e këtij studimi në Vjenë do të jenë baza për zhvillimin e një vaksine

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Universiteti i Vjenës është duke zhvilluar një studim se si reagon sistemi imunitar i njerëzve që shërohen nga koronavirusi. Rezultatet do të shërbejnë për të kuptuar reagimin e sistemit imunitar dhe kjo do të bëjë të mundur zbulimin e një vaksine.

“Studimet do të na ndihmojnë të kuptojmë nëse dikush nga këta pacientë po zhvillon imunitet pas infeksionit. Rezultatet e studimit kanë për qëllim ndërtimin e një baze të fortë argumentesh dhe faktesh për zhvillimin e një vaksine”, tha Rudolf Valenta nga Qendra për Patofiziologji, Infektivë dhe Imunologji pranë Universitetit të Mjekësisë në Vjenë.

Gjithashtu Valenta shtoi se duhet të llogarisim dh faktin që virusi është i ngjashëm me gripin dhe se ekziston mundësia që ai të përsëritet.

Studiuesit janë duke zhvilluar një test nga i cili do të kuptojnë nëse antitrupat do të pengojnë lidhjen e virusit me qelizat pritëse apo jo, ndërsa planifikohet edhe studimi për përgjigjen imunitare qelizore.

“Analiza do të jetë shumë komplekse dhe nuk do të jemi në gjendje që menjëherë t’ju themi të anketuarve nëse janë imunë apo jo”, ka shtuar Valenta.

Të fundit

Berisha: Zgjedhjet nuk i njoh, por mandatet do i marrim

Sali Berisha nuk e njeh rezultatin e 11 majit, por pak ditë nga nisja e legjislaturës parlamentare, ai nuk...

New York Times: Shqipëria, nga një shtet i izoluar, në destinacionin më të ri të Europës

Prestigjiozja amerikane New York Times i ka kushtuar një artikull Shqipërisë turistike, ku veçon plazhet e pastra, historinë dhe zonat muzeale të mbrojtura nga...

Erion Braçe ndan pamjet: Dikush po përndjek një mjeke, ku është policia?

Deputeti socialist Erion Braçe ka denoncuar publikisht një rast përndjekjeje ndaj një mjekeje dhe pacientëve të saj në Tiranë. Përmes një videoje të ndarë në...

Meta provon sërish në Apel: Nuk intimidoj dëshmitarë

Ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka ritrokitur në Apelin e Posaçme me një kërkesë për lirim nga burgu, ku qëndron prej tetorit të vitit...

“Uli Hoeness fut hundët te Bayern, e ka bërë gjithmonë”

Legjenda e Bayern, Hermann Gerland, i cili ka punuar për dekada në role të ndryshme në klub, ka dhënë larg e larg një kritikë...

Lajme të tjera

Web TV