“Frikë” nga azili, të moshuarit në Shqipëri duan të jetojnë me fëmijët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çdo vit në shtëpitë e të moshuarve numri i përfituesve vjen shtohet. 326 persona janë strehuar ne 6 institucionet rezidenciale shtetërore për të moshuar, për vitin 2023.

Kjo shifër ka ardhur duke u rritur krahasuar me viti 2021, kur ishin 286 përfitues. Pavarësisht shtimit të numrit, vetë të moshuarit  thonë se nuk do të pranonin të jetonin në këto institucione, duke i mbajtur shpresat te fëmijët dhe të  jetuarit së bashku me ta.

Zgjidhje më të mirë se azili, shumë të moshuar shohin shërbimin e marrë në shtëpi nga një person me pagesë.

Sociologu Gëzim Tushi thotë se ky ndryshim ndikon në gjendjen emocionale të të moshuarve. Familja moderne, thotë ai,  po nxit braktisjen e të moshuarve.

Ne vendin tonë janë 6 shtëpi të moshuarish të cilat kanë në total 325 shtretër. Interes nga të moshuarit ka edhe për  institucionet ditore, ku marrin shërbimet më të domosdoshme.

Sipas të dhënave të Censit, 1 në 5 individë në vendin tonë janë të moshuar, ndërsa 61 mijë rezulton se jetojnë vetëm./E.T

Të fundit

Arrestohet në flagrancë polici, ishte i dehur në timon dhe shkaktoi aksident

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë D. C., me detyrë Patrullë e Përgjithshme në...

Atalanta merr “goditje”, Lookman lëndohet dhe humbet sfidën me Barcelonën

Në momentin më të rëndësishëm të sezonit, vetëm një ditë përpara super sfidës me Barcelonën, Atalanta humbet sulmuesin kryesor, Ademola Lookman. Klubi bergamask ka...

Droni “oktapod” që vjen nga Kina, mund të ngrejë çdo gjë në ajër

Tashmë është prezantuar një dron i cili është i aftë të transportojë çfarëdolloj objekti. Ai u ndërtua nga Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë i Kinës,...

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Shqipëri-Andorrë, rriten sërish ndjeshëm çmimet

Më 24 mars, Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë kualifikuese në grupin E kundër Andorrës, një sfidë që është planifikuar të nisë në...

“Çështja” Gruda, Vata dhe Ibrahimovic, flet Armand Duka: I kemi kontaktuar por…

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka zbuluar se disa lojtarë të talentuar në Europë, nuk i janë përgjigjur pozitivisht ftesës për t’ju bashkuar Shqipërisë. Presidenti...

Lajme të tjera

Web TV