Kuvendi i Shqipërisë/ Mandati i Xhaçkës rikthen “sherrin intelektual” PS-PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike ka akuzuar Kryetaren e Kuvendit se ka shkelur Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit sa i takon kërkesës së tyre për heqjen e mandatin të Olta Xhaçkës. Nga ana tjetër zyrtarisht Kuvendi thekson është ndjekur me përpikmëri rregullorja ku çështja do të diskutohet në Këshillin e Mandateve më 27 gusht.

 Mandati i Olta Xhaçkës është kthyer në një mollë sherri mes të majtëve dhe të djathtëve. Për gati dy vite mandati i deputetes socialite po bën një ping pong mes Kuvendit  dhe Gjykatës Kushtetuese dhe akoma nuk është marrë një vendim se çfarë do të bëhet me të, pas akuzave që ajo mori se burri i saj ka përfituar nga statusin e investitorit strategjik. Por kur ka edhe më pak se një vit nga mandati i saj, Partia Demokrtaike nuk heq dorë nga qëllimi i saj për ta larguar atë nga Kuvendi i Shqipërisë. Pasi kanë folur të dy institucionet, PD e drejtuar në seli nga Gazmend Bardhi ka kërkuar mbledhjen e sesionit të jahstëzakonshëm parlamentar për të dërguar sërish në Gjykatën Kushtetuese mandatin e saj. Kryetarja e re menjëherë është vendosur në lëvizje duke urdhëruar që të mbledhë Këshillin e Legjislacionit në datën 27 gusht. Por Partia Demokratike e ka parë si shkelje të Kushtetutës, pasi Këshilli i Legjislacionit në Kryesinë e Kuvendit duhet të mblidhet brenda 3 ditëve, nga data e dorëzimit të kërkesës. Duke ju referuar dy neneve njërit në Kushtetutë dhe tjetrit në Rregulloren e Kuvendit bie në sy se datë 27 gusht është shumë larg…

Përgjigja e PD

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka kthyer zyrtarisht përgjigje letrës së Kryetares së Kuvendit për mos mbledhjen e Kuvendit në një seancë të jashtëzakonshme për të zbatuar pa vonesa vendimin e Gjykatës Kushtetutes për mandatin e Olta Xhaçkës. Në letrën e firmosur nga Kryetari i Grupit Gazment Bardhi, nënvizohet se mbledhja e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm, kur kërkohet nga jo më pak se një e pesta e deputetëve, si një prej subjekteve kushtetuese që përmendet shprehimisht në nenin 74, pika 2 e Kushtetutës, është e detyrueshme për Kryetaren e Kuvendit, që ka vetëm një përgjegjësi që datën e sesionit ta caktojë brenda periudhës “3 ditë nga paraqitja e kërkesës”. “Rezulton se ju keni thirrur në fakt një sesion të jashtëzakonshëm të Kuvendit, duke urdhëruar “mbledhjen jashtë sesionit të Këshillit të Legjislacionit”, por në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, së pari, e keni caktuar mbledhjen e organeve të Kuvendit përtej afatit “3 ditor” që përcakton qartësisht Rregullorja; dhe së dyti, nuk keni caktuar mbledhje të seancës plenare.” – thuhet në përgjigjen zyrtare të grupit parlamentar të PD. Grupi Parlamentar i PD e konsideron mbledhja e Këshillit të Legjislacionit në këtë rast si krejtësisht të panevojshme, duke sjell në vëmendje se vetë Gjykata Kushtetuese, në vendimin nr. 55/2024 ka konsideruar se Kuvendi nuk ka vepruar në përputhje me Kushtetutën për sa kohë çështjen e ekzekutimit të vendimit të saj ia ka nënshtruar vlerësimit të Këshillit për Legjislacionin dhe Këshillit për Mandatet. “Si rregull, mbledhja e Kuvendit në një sesion të jashtëzakonshëm, pra në një seancë plenare të jashtëzakonshme, paraprihet edhe nga mbledhja e organeve të tjera të Kuvendit, pra të komisioneve apo këshillave parlamentar. Për këtë arsye, pika 2 e nenit 42 të Rregullores së Kuvendit, ka vendosur dy detyrime për Kryetarin e Kuvendit, për thirrjen e një sesioni të jashtëzakonshëm  Thirrjen e mbledhjes së Kuvendit jo më vonë se 3 ditë nga paraqitja e kërkesës; (Caktimi i një rendi të mbledhjeve të komisioneve dhe të seancës plenare brenda këtij afati.” – sqarohet në përgjigje. Grupi Parlamentar i PD e konsideron jo vetëm padije juridike, por një shkelje të rëndë të Kushtetutës, qëndrimin e Kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali.  “Qëndrimi juaj se një dispozitë e Rregullores së Kuvendit (konkretisht neni 87 i Rregullores), bën të pamundur zbatimin e një dispozite të Kushtetutës (konkretisht nenit 74, pika 3 të Kushtetutës) apo edhe dispozitat e tjera të Rregullores së Kuvendit (konkretisht nenit 42, pika i Rregullores), cenon rëndë parimet e shtetit ligjor, parimin e hierarkisë së akteve normative dhe parimin e supremacisë së Kushtetutës, sanksionuar në nenin 4 të Kushtetutës, ku parashikohet se “Kushtetuta është ligji më i lartë në Republikën e Shqipërisë”. Pra, nëse do të kishte kontraditë mes dispozitave të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, prevalojnë dispozitat e Kushtetutës dhe ato duhet të zbatohen drejtpërsëdrejti. Në harmoni me nenin 74 të Kushtetutës dhe nenet 42 dhe 87 të Rregullores së Kuvendit, ju kishit detyrimin kushtetues që të caktonit një rend dite për mbledhjen Këshillit të Legjislacionit dhe të seancës plenare, brenda afatit të posaçëm të caktuar nga rregullorja e Kuvendit “jo më vonë se 3 ditë nga paraqitja e kërkesës” – thotë në përgjigje kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi. Duke ripërsëritur qëndrimin se sjellja e Kryetares së Kuvendit është antikushtetuese, në përfundim Grupi Parlamentar i PD ka kërkuar që Kryeparlamentarja Spiropali të zbatojë Kushtetutën dhe të përmbush me korrektësi detyrimet që burojnë nga dispozitat kushtetutese dhe të Rregullores së Kuvendit, duke thirrur sesionin e jashtëzakonshëm brenda afatit ligjor të përcaktuar. Kryetarja e re e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali vendosi një ditë më parë të mbledhë Këshillin për Legjislacionin, pas kërkesës së PD për zhvillimin e një seance të jashtëzakonshme. Në një njoftim për mediat, sqarohet se mbledhja jashtë sesionit parlamentar do të zhvillohet më 27 gusht në orën 11:00 dhe do të diskutohet lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës.

Lexo edhe :  Shqipëria pjesë e “Giro d’Italia 2025”, Rama s’kursen batutat

ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI

Neni 74

  1. Kuvendi i zhvillon punimet vjetore në dy sesione. Sesioni i parë fillon të hënën e tretë të janarit dhe sesioni i dytë të hënën e parë të shtatorit.
  2. Kuvendi mblidhet në sesion të jashtëzakonshëm, kur kërkohet nga Presidenti i Republikës, nga Kryeministri ose nga një e pesta e të gjithë deputetëve.
  3. Sesionet e jashtëzakonshme thirren nga Kryetari i Kuvendit në bazë të një rendi dite të përcaktuar.

Neni 4248

Sesionet e punimeve të Kuvendit

  1. Kuvendi i zhvillon punimet vjetore në dy sesione. Sesioni i parë i punimeve të Kuvendit fillon të hënën e tretë të janarit, ndërsa sesioni i dytë të hënën e parë të shtatorit. Data e mbarimit të sesionit dhe ora e fillimit të sesionit të ri të punimeve të Kuvendit njoftohen nga Kryetari i Kuvendit. Fillimi i çdo sesioni të ri parlamentar bëhet me seancë plenare të Kuvendit.
  2. Kuvendi thirret në sesion të jashtëzakonshëm me kërkesë të motivuar me shkrim të Presidentit të Republikës, të Kryeministrit ose të paktën një të pestës së të gjithë deputetëve. Kryetari thërret mbledhjen e Kuvendit jo më vonë se 3 ditë nga paraqitja e kërkesës, mbi bazën e një rendi dite të mbledhjeve të komisioneve dhe të seancës plenare të përcaktuar prej tij.

Të fundit

PD paraqet 15 pikat e programit ekonomik/ Berisha: Fund varfërisë brenda 100 ditëve

Partia Demokratike ka paraqitur pikat e programit ekonomik, që sipas saj, do të bëjë të mundur nxjerrjen e vendit...

Sa mund t’i kushtojë Elon Musk blerja e TikTok?

Elon Musk, personi më i pasur në botë, mund të bëjë një ofertë të ngjashme me atë që pagoi për Twitter (44 miliardë dollarë),...

Mbretëria e Bashkuar nis hetim ndaj Google

Mbikëqyrësi i konkurrencës në Mbretërinë e Bashkuar ka nisur një hetim për gjigandin e teknologjisë Google. Kompania po hetohet nëse ka më shumë fuqi...

U godit me çekiç në kokë/ Zbardhet dinamika e vrasjes së 81-vjeçarit në Qafë Mollë

Sipas deklaratës së policisë, autori Isuf Hasa e goditi me çekiç në kokë dhe më pas i vodhi paratë. 81-vjeçari u gjet pa shenja jete...

Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët!

AMP ka pezulluar 3 punonjës policie për shkak se nuk parandaluar arratisjen e N.L. dhe E.P. nga dhomat e sigurisë së policisë së Elbasanit. Agjencia...

Lajme të tjera

Web TV