Zjarr masiv në kufirin shqiptaro-maqedonas, parku i Prespës në rrezik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej 4 ditësh forca të shumta shqiptare e maqedonase janë duke punuar për të izoluar flakët e zjarrit që kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me kullota, bimë medicinale dhe bimësi të ulët në Malin e Thatë.

Pjesa më e madhe e sipërfaqes së djegur është në anën e Maqedonisë së Veriut por çfarë shqetëson shërbimin tonë zjarrfikës, atë pyjor, punonjësit e shërbimeve në bashkinë e Pustecit është fakti se tashmë zjarri ka hyrë në anën tonë të Malit të Thatë dhe rrezikon të hyjë në Parkun Kombëtar të Prespës.

Për të mos lejuar një gjë të tillë janë angazhuar forcat e ushtrisë si dhe tre helikopterë Cougar të Forcave tona të Armatosura dhe dy të shërbimit të emergjencave nga pala maqedonase që po bëjnë gjithçka për të mos lejuar flakët e zjarrit të kalojnë në zonën e pyllëzuar të këtij parku.

Nga dita nesërme priten të jenë në operacion edhe mjete të tjera të shërbimit zjarrfikës si dhe forca të këtij shërbimi nga bashkitë e tjera të qarkut të Korçës por terreni i thyer malor dhe mungesa e rrugëve e bën të vështirë punën e të gjithëve./kb

Të fundit

4 banka ndërkombëtare udhëheqin Shqipërinë në marrjen e eurobondit, 600 mln € para marsit

Katër banka ndërkombëtare, me ekspertizë në proceset e emetimit të eurobondeve do të udhëheqin Shqipërinë në daljen në tregjet...

Shifrat/ Ndikimi i zgjedhjeve në ekonomi

2025-a është një vit elektoral. Në periudha të tilla dinamikat e zhvillimit të ekonomisë ndryshojnë dhe përgjithësisht viti priret të jetë më e mirë,...

Revista e njohur: Turistët francezë në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë

Duke filluar nga ky vit, turistët francezë do të mund të fluturojnë lehtësisht drejt Shqipërisë – një destinacion befasues dhe tërheqës në zemër të...

Akordi që shton eksportin e energjisë/ Shqipëria kthehet në lider energjitik në rajon

Marrëveshja trepalëshese midis Emirateve të Bashkuara Arabe,Italisë dhe Shqipërisë parashikon ndërtimin e një linje interkonjeksioni nënujore. për të transportuar energjinë e prodhuar nga burime të...

Marrëveshja për lidhjen nënujore të energjisë mes Shqipërisë dhe Italisë , dalin detajet

Lajmi i zbarkimit të kryeministres italiane Giorgia Meloni në Abhu Dhabi për të nënshkruar një marrëveshje me vlerë rreth një miliard euro që përfshin...

Lajme të tjera

Web TV