Kurti: Thaçi sot doli në ilegalitet, kushtetuesja vendos nëse…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti komentoi zhvillimet e sotme politike, teksa theksoi se Presidenti Hashim Thaçi doli në ilegalitet.

Kujtojmë se pak më herët, Thaçi mblodhi krerët e partive politike për të diskutuar formimin e një qeverie të re.

Ndërkohë, lidhur me këtë, Kurti bëri paralajmërimin e fortë se “formalizimi i deklarimeve të sotme do të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese”:

“Presidenti sot doli në ilegalitet. Formalizimi i deklarimeve të sotme do të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese. Presidentit këtë mundësi ia dhanë krerët e LDK-së, të cilët paraprakisht me vullnet braktisën çdo fjalë të thënë e dhënë ndaj qytetarëve e ndaj nesh.

Me këso veprime e taktikash shpaloset përpjekja për të blerë ilegalisht kohën të cilën ua shkurtoi vullneti i qytetarëve.

Presidenti i Kosovës thirret në disa dispozita të Gjykatës Kushtetuese, por veprimet e tij janë në kundërshtim me nenet e Kushtetutës, ai u referohet disa aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese, por, me këtë tregojnë se ai dhe stafi i tij nuk i kanë lexuar të njëjtat, apo mbase edhe nuk i kanë kuptuar, ku i dihet”, deklaroi Kurti përgjatë një konference për mediat.

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV