E motra e Egli Progës mesazh prekës nga homazhet: Ja kam borxh të sjell drejtësinë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E motra e Eglantin Progës, i cili mbeti i vrarë pasi u dhunua në qytetin e Pogradecit ka folur para mediave nga vendngjarja, ku qytetarë të shumtë po kryejnë homazhe për 42-vjeçarin.

Ajo u shpreh se vëllait të saj iu mor jeta nga “barbarët e këtij qyteti”, ndërsa u shpreh se ajo do të mbrojë figurën e tij pas vdekjes duke theksuar se “ia ka borxh”.

“Që nga dita kur Egli mbeti këtu i pajetë pasi jetën ia morën barbarët e këtij qyteti, unë do të jem mbrojtësja e tij. Do e mbroj pas vdekjes sepse nuk isha këtu për ta mbrojtur për së gjalli. Mund të dukem si një e vogël dhe hallexheshë me të zeza, por ja kam borxh vëllait tim të sjell drejtësinë. Nuk dua të përfitoj kush nga vdekja e tim vëllai, nuk dua të politizohet vdekja e tij, por do pranoj ndihmën për vendosjen e drejtësisë. Kriminelët që i kanë mbyllur jetën vëllait tim do shkojnë në burg pa përjashtim. Si ata plehra që e dhunuan dhe ata që u përpoqën ta mbyllin këtë vrasje makabre”, tha ajo./E.T

Të fundit

“Kuvendojmë për Shqipërinë”, Spiropali takime në qarkun e Elbasanit

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, në kuadër të programit “Kuvendojmë për Shqipërinë” vijoi sot takimet në qarkun e Elbasanit. Spiropali...

Shtëpia e Bardhë ndalon grantet dhe huatë federale

Presidenti i SHBA Donald Trump ka ndërprerë grantet, huatë dhe asistenca të tjera federale, sipas një memorandumi të qeverisë të zbuluar nga CBS News. Në...

Euro fiton terren në kursin e këmbimit, arrin nivelin një vlerë të lartë

Euro po fiton terren në kursin e këmbimit me lekun në ditët e fundit të janarit. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së...

Parandalon kancerin/ Ja disa nga përfitimet që sjell konsumimi i çajit jeshil

Çaji jeshil është shumë i domosdoshëm për shëndetin e njeriut. Ai mund të na ndihmojë duke filluar nga kanceri e deri te forcimi i...

Rezerva valutore, nivele rekord/ BSH: Arriti në 6.1 miliardë euro në nëntor

Rezerva valutore e Bankës së Shqipërisë i është rikthyer niveleve rekord në fund të vitit 2024. Sipas statistikave të bankës së Shqipërisë rezulton se në...

Lajme të tjera

Web TV