Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bashkinë Klos, ku një e moshuar ka humbur jetën si pasojë e djegies së banesës.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në fshatin Plesh të Klosit, ku 80-vjeçarja Behije Dalti ndërroi jetë nga zjarri i rënë në banesën e saj.
Ishin komshinjtë ata që kanë vënë re flakët në shtëpinë e të moshuarës, duke i shkuar menjëherë në ndihmë, por neutralizimi i flakëve ka qenë i pamundur. Edhe ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës nuk ka arritur t’i shpëtojë jetën të moshuarës.
Behije Dalti kishte 20 vite që jetonte e vetme në këtë banesë, pasi burri i kishte ndërruar jetë dy dekada më parë, ndërsa ajo nuk ka asnjë të afërm tjetër dhe varrimin mund ta bëjnë komshinjtë ose Bashkia e Klosit./Fjala.al/