Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Të huajt në hotele u rritën me 53.1 për qind, pas Kosovës, italianët dhe polakët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Strukturat akomoduese në vend kanë konfirmuar rritje të numrit të vizitorëve të huaj por edhe rezident gjatë qershorit. Të dhënat zyrtare të publikuara nga INSTAT tregojnë edhe për një rritje të përgjithshme të netqëndrimeve duke sjellë në vëmendje se deri në muajin e 6 të vitit lulëzimi i sektorit të turizmit ishte në dite të mira.

“Në muajin Qershor 2024, treguesit e shfrytëzimit të kapaciteteve të strukturave akomoduese, paraqiten si më poshtë: Numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 40,1%, në krahasim me Qershor 2023. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm: numri i vizitorëve rezident është rritur me 18,4%; numri i vizitorëve jo-rezident është rritur me 49,9%. Numri i net qëndrimeve gjithsej është rritur me 27,1%, në krahasim me Qershor 2023. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm: numri i net qëndrimeve nga rezident është rritur me 5,9%; numri i net qëndrimeve nga jo-rezident është rritur me 35,5%”, thuhet në publikimin e INSTAT.

INSTAT vlerëson se gjatë muajit Qershor 2024, është shënuar rritje e numrit të vizitorëve gjithsej me 40,1%, krahasuar me Qershor 2023.

“Numri i vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritje me 43,7%. Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 51,4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve jo-rezident në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 53,1%”, thuhet në publikim.

Por cilat janë në fakt shtetësisë e të huajve që janë akomoduar kryesisht në struktura? Në krye qëndrojnë shqiptarët e Kosovës me 11.9 për qind dhe më pas vijnë Italianët me 8.7 për qind, polakët me 7.6 për qind, gjermanët 5.9 për qind, Mbretëria e Bashkuar me 3.8 për qind.

Kosova tradicionalisht ka mbajtur peshën kryesore sa i takon turizmit në vend teksa italianët janë një grup që ka pësuar rritje të forte nga viti në vit në tre vitet e fundit. Polakët nga ana tjetër që vijnë kryesisht të organizuar në zonën e Golemit gjithashtu kanë shtuar ardhjen në formë individuale duke rritur peshën në tërësi tek të huajt që vizitojnë vendin tonë.

Lexo edhe :  Dinamika e atentati ndaj Hamza Licit, makina u qëllua nga 150 metra

INSTAT raporton se gjatë muajit Qershor 2024, numri i net qëndrimeve gjithsej është rritur me 27,1%, në krahasim me muajin Qershor 2023. Numri i net qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritje me 20,8%. Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 38,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i net qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 36,9%.

Në muajin Qershor 2024, numri më i lartë i net qëndrimeve është realizuar: • sipas rajoneve në “Rajonin e Jugut“ (39,5%); • sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Bregdetare” (74,7%); • sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (92,8%.)

Normat neto të shfrytëzimit, të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues të cilët masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë. Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 35,9%, kundrejt 28,5% që ishte në muajin Qershor 2023. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 38,6 %, kundrejt 30,5 % që ishte në muajin Qershor 2023./ Monitor/kb

Të fundit

Kur ka filluar tektonika e pllakave?

Tektonika e pllakave të Tokës e dallon atë nga planetët e tjerë, por përcaktimi i saktë i fillimit të...

Harris apo Trump? Kush do të donin shqiptarët të ishte presidenti i SHBA-së! Ja rezultati

Kamal Harris apo Donald Trump? Kë do të donin shqiptarët për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dy kandidatët për presidentë kanë mbështetje thuasje...

LEKË PËR PROVIME/ 7 pedagogët dhe sekseri dalin sot para gjykatës

Sot në 09:30 në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan do zhvillohet seanca për “Vleftësim arresti dhe caktim mase sigurie”...

Meterologia jep alarmin: Stuhitë e Atlantikut do të godasin Shqipërinë në mes të nëntorit

Stuhitë e Atlantikut që prej një jave kanë goditur Gadishullin Iberik duke shkaktuar përmbytje katastrofike dhe viktima, pritet që në mes të nëntorit të...

Pse populli godiste me gurë mbretin e Spanjës, por përqafonte mbretëreshën?

Nga Kreshnik Spahiu Kush e pa videon, kur populli sulmon me gurë Kryeministrin dhe mbretin e Spanjës por jo Mbretëreshën? u sulmua nga banorët e zemëruar...

Lajme të tjera

Web TV