Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Abuzimi me fondet e BE/ SPAK sekuestron pasuritë e Ilir Beqajt dhe të bashkakuzuarve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Posaçme ka vënë nën sekuestro disa pasuri të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe 6 personave të tjerë të dyshuar për abuzime me fondet e Bashkimit Europian. Hetimi pasuror i SPAK, i zhvilluar paralelisht me hetimin penal, që gati 6 javë më parë çoi në qelitë e paraburgimit ish-ministrin, për kohën kur ai drejtonte agjencinë SASPAC, ka konstatuar pasuri që dyshohet të jenë përfituar përmes shkeljes së ligjit.

Sipas vendimi të GJKKO, masa e sekuestros është vendosur mbi afro 20 milionë lekë të rinj, të përbërë nga 14.3 milionë lekë, 15.5 mijë euro dhe 42.3 mijë dollarë amerikanë. Këto shuma parash janë sekuestruar në llogari rrjedhëse, depozitë me afat, cash dhe ju përkasin personave nën hetim Ilir Beqaj, Gazmend Haxhia, Ermal Kurtulaj, Bjona Ziaj dhe Bledar Leka.

Me kërkesë të SPAK gjykata ka ngrirë 19.4 % të kuotave të shoqërisë tregtare “Albanian Food and Hospitality Services”, që është emri tregtari një restoranti pranë qendrës së Tiranës, ku sipas Prokurorisë së Posaçme ka interesa pasurore ish-ministri Beqaj, si edhe tre automjete të regjistruara në pronësi të Ermal Kurtulajt dhe Elton Marinit.

SPAK ka ngritur dyshime se një nga këto mjete, i regjistruar në emër të Kurtulajt, të jetë pasuri e fshehur e Beqajt. Pasuritë e sekuestruara ishin të siguruara nga veprimtaria kriminal, ose vlera të barasvlershme me to.

Në role të ndryshme shtatë të dyshuarit e çështjes po hetohen për “korrupsion”, “fshehje të pasurisë”, “shkelje të barazisë në tendera” dhe “mashtrim”. Ilir Beqaj dhe Ermal Kurtulaj ndodhen në paraburgim, ndërsa të tjerët në masa më të buta sigurie.

Sipas SPAK, ata kanë abuzuar me të paktën 8 procedura tenderuese, duke u dakordësuar për fituesin dhe më pas kryer në mënyrë fiktive procedurën për efekt dokumentacioni, si edhe kanë bërë manovra dokumentare, për të fshehur lidhjet e Beqajt dhe Kurtulajt me restorantin në zonën e Kalasë në kryeqytet

Lexo edhe :  Akademiku Anastas Angjeli promovon librin “Institucionet e Bretton Woods dhe Shqipëria”

Ndërkohë që ndodhet nën hetim, Beqaj është marrë i pandehur nga SPAK për aferën e Sterilizimit, dosje që ndodhet në fazën e shqyrtimit paraprak. /E.T

Të fundit

Ku “ka humbur” ish-ministrja e Ilir Metës, Klajda Gjosha?

Dikur, pjesë aktive e politikës, sot, Klajda Gjosha, ish-ministrja e Integrimit preferon një jetë disi më të tërhequr nga...

Do të derdhet gj*k…/ Frikë nga rezultati i zgjedhjeve, amerikanët përgatiten për trazira

Me zgjedhjet presidenciale të 2024, SHBA po përgatiten për një mundësi të mundshme të trazirave civile, pasi tensionet mes mbështetësve të Donald Trump dhe...

Këto janë qytetërimet më të vjetra të botës

Bota e lashtë na magjeps, me vendet arkeologjike që zbulojnë detaje të qytetërimeve të mëdha që kanë formësuar shoqërinë moderne. Këto perandori të hershme...

Hyrja e banorit të ri në Big Brother VIP Kosova, “sulmohet me tym” godina e televizionit

Në oborrin e objektit të televizionit Klan Kosova është hedhur tym i zi. Pak minuta më parë organizata për mbrojtën e të drejtave të grave...

Veliaj thirrje qytetarëve: Ta kthejmë nëntorin në një muaj feste, valëvisni flamurin kudo

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ftuar qytetarët që të valëvisin flamurin kuqezi gjatë muajit nëntor. Ai thotë se nëntori duhet të...

Lajme të tjera

Web TV