Theu karantinën në Angli, qytetarët revoltohen me futbollistin shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Futbollisti me origjinë shqiptare i Arsenal, Granit Xhaka, së bashku me shokët e skuadrës, Nicolas Pepe, Alexandre Lacazette, David Luiz dhe Granit Xhaka kanë thyer rregullat e karantinës të vendosura për shkak të koronavirusit nga qeveria britanike.

Xhaka është parë nga qytetarët, teksa kishte thyer karantinën dhe po luante futboll së bashku me David Luiz në një park.

Pasi Arsenali mësoi për këtë lajm i tha “The Sun-it”: ‘Faleminderit që e sollët këtë në vëmendjen tonë. Ne do të flasim me lojtarët tanë.”

Ndërkohë ky veprim i lojtarëve të skuadrës së Arsenal nuk u mirëprit aspak nga dëshmitarët teksa janë shprehur: “Pse rregullat nuk janë njësoj për të gjithë? Jo të jenë rregulla të tjera për ata dhe rregulla të tjera për ne”.

Futbollistët e Arsenal kanë ndjekur një numër të lojtarëve të tjerë të Premier League, të cilët kanë shkelur rregullat e bllokimit të koronavirusit. Megjithatë duket se Arsenal ka për të marrë ndëshkime serioze ndaj lojtarëve të vetë, për këtë shkelje që rrezikon jetët e të tjerëve dhe pengon rikthimin sa më të shpejt të ndeshjeve të Premier Leagues.

Rikujtojmë se kohët e fundit trajneri i Tottenham, Jose Mourinho u detyrua të kërkojë ndjesë pasi ai mbajti një seancë stërvitore në një park me Tanguy Ndombele në Hadley Common, Barnet.

Të shumtë janë emrat e lojtarëve në Angli që kanë shkelur karantinën dhe kjo gjë ka acaruar së tepërmi qytetarët, të cilët qëndrojnë të izoluar dhe shohin pabarazitë në zbatimin e masave./Fjala.al/Katerina Tafa/

Të fundit

Turistët ‘zbulojnë’ Dajçin: Vend fantastik, uji i pastër

Në brigjet e lumit Buna, në një zonë të qetë të fshatit Dajç të Shkodrës, ndodhet një plazh i...

Banorët e Thethit: “Duam paqe, jo shkatërrim”

Para Kishës simbol të Thethit, u mblodh sot Kuvendi i Burrave, një traditë e lashtë e kësaj zone të malësisë së Shqipërisë, për të...

Real Madrid ka një ëndërr, por kushton 100 mln euro

Real Madridi i ka vënë syrin Alexis Mac Allister për të forcuar mesfushën e tij përpara sezonit 2025-2026. Mesfushori argjentinas, aktualisht te Liverpooli, ka provuar...

Rama mbledh nesër deputetët e Tiranës! Në takim, edhe drejtorët e Bashkive

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë nesër deputetët e Tiranës dhe drejtuesit e bashkisë në një mbledhje të dytë pas asaj të zhvilluar 10...

Ndërtimet pa leje, OSHEE: Nuk do lidhim asnjë linjë të re elektrike

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se do t’i bashkohet institucioneve në aksionin kundër ndërtimeve pa leje. Në një njoftim për mediat OSHEE, bën...

Lajme të tjera

Web TV