Një infermiere e repartit të sëmundjeve infektive në spitalin San Luca në Itali, gjeti në kutinë e saj postare një letër ku akuzohej se ajo po sillte virusin. Sipas infermieres janë fqinjët ata që ia kanë lënë letrën.
“Faleminderit për koronavirusin që na sjell te dera çdo ditë. Ta dish që këtu ka të moshuar dhe fëmijë. Faleminderit!”, – shkruhej në letër.
Infermierja tregoi për mediat italiane se ishte e shokuar kur e kishte lexuar letrën. “Kur e lexova ishte si një thikë në shpinë, u ndjeva e tradhtuar, frikësuar, por nuk u zëmërova me ta. Më pas infermierja vendosi se ishte detyra e saj të merrte në telefon karabinierët për të denoncuar rastin.