Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

E djathta ricopëtohet, parti e re me ish-bashistë por pa Bashën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një pjesë e mbështetësve të dikurshëm të Lulzim Bashës kanë vendosur që të krijojnë një parti të re, në krye të së cilës pritet të jetë Enkelejd Alibeaj. Aktualisht janë në fazën e grumbullimit të formave që pritet t’i depozitojnë në gjykatë në muajin tetor. A po ricopëtohet PD-ja pak muaj para zgjedhjeve që do të mbahen vitin e ardhshëm?

Ndërsa Lulzim Basha vijon të besojë të pabesueshmën se mund të rimarrë vulën, pasi ka ankimuar çështjen në Gjykatën e Lartë, ish-mbështetësit e ngushtë të tij po mbledhin firmat për ti paraqitur në gjykatë në regjistrimin e partisë së re. Në krye të kësaj nisme është Enkelejd Alibeaj, I cili I “ndau rrugët” me Berishën, por tashmë I mbylli derën edhe Lulzim Bashës, pasi ky I fundit vijon të vegjetojë me shpresën e “pashpresë” se do I rikthehet vula dhe logo e PD-së, e cila me vendim të Gjykatës së Apelit iu dha Sali Berishës dhe mbështetësve të tij. Tashmë partia e re pritet të marrë formë në tetor kur mund të dorëzohet edhe statute, bashkë me firmat e grumbulluara dhe emrin e subjektit më të ri politik. Drejtues të kësaj nisme janë ish-bashistë të cilët tashmë janë si kundër Berishës, ashtu edhe Bashës I cili është vetëshpallur kryetar I “Demokratëve Euroatlantikë”. Pavarësisht se subjekti I ri që pritet të marrë formë nuk mendohet të ketë peshë në elektorat, sidomos në zgjedhjet që do mbahen në fundin e pranverës së ardhshme, sërish konsiderohet një përçarje edhe më e thëllë. Në statutin e partisë së re të ndërmarrë nga Alibeaj dhe mbështetësit e tij detajohen parimet mbi të cilin “anti-berishistët” të shkëputur me kohë prej Sali Berishës e së fundmi edhe nga Lulzim Basha, hodhën hapat për krijimin e partisë së re. Në hartimin e statutit ka pasur qëllimin të parashikohet demokracia e drejtpërdrejtë (atë që rrjedh drejt e nga anëtari i më i thjeshtë i partisë) si elementi kryesor mbi të cilin bazohet ndërtimi dhe funksionimi i parties. Pra në këtë pikë është I ngajshëm më statutin e PD-së zyrtare që drejtohet nga Berisha, duke I dhënë rëndësi konceptit “një anëtar një votë”.

Lexo edhe :  Anti-SPAK merr në mbrojtje Berishën

Nga një parti, me shumë parti

PD-ja ka njohur edhe më parë fraksione dhe shkëputje t ëish-drejtuesve të saj që krijuan parti të reja, por në fund të gjithë dështuan, duke u rikthyer sërish pranë kësaj force. Tashmë situate është shumë më e rëndë. Ish-kryeministri Sali Berisha drejton PD-në e madhe tradicionale, por ndodhet në “arrest shtëpie” për akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës dhe njëkohësisht mban barrën e rëndë të personit të shpallur “non grata” nga SHBA dhe Britania e Madhe. Pavarësisht kësaj situate ai vijon të gëzojë mbështetjen më të madhe në radhët e demokratëve, ndonëse të rrudhur. Nga ana tjetër Lulzim Basha kërkon të mbetet në politike, por tërësisht I varur pas vulës, të cilën tashmë jo vetëm nuk e ka më, por edh eish-mbështetësit e tij po I largohen. Nuk dihet cila do jetë lëvizja e tij pasi shpresat për një rikthim të vulës dhe logos së PD-së në duart e tij janë shumë të pakëta dhe gati duket në kufijtë e së pamundurës që Gjykata e Lartë ta rikthejë edhe një herë çështjen në Gjykatën e Apelit.

Report Tv ka mësuar se shpejt, do të vendoset edhe emri dhe pritet që kjo alternativë e re të prezantohet publikisht. Do të mbetet për t’u parë nëse do të jenë zërat kundër Berishës ata që do t’i bashkohen si anëtarë kësaj partie të re dhe nëse do t’i besohet Enkelejd Alibeajt, si një prej kritikëve më të mëdhenj të Berishës drejtimi i forcës më të re politike brenda së djathtës.

Të fundit

Real Madrid vuan por triumfon në “Bernabeu” ndaj Stuttgart, Mbappe gjen rrjetën sërish

Kampionët e Real Madrid ia dolën mes vuajtjeve në shtëpi përballë Stuttgart, me Mbappe që shënoi golin e parë...

Klasikja europiane i takon Liverpoolit, “Reds” thyejnë Milanin në “San Siro”

“Klasikja” europiane mes Milanit dhe Liverpoolit e zhviluuar në “San Siro” i shkoi “Reds”-ave. Sfida nisi mjaft mirë për të besuarit e Fonsecës, të...

Rezultati më i thellë në histori të Championsit, Bayern Munich shkatërron Dinamo Zagrebin

Liga e Kampionëve ka mbyllur ndeshjet e mbrëmjes së parë të javës së parë, ku debuton formati i ri pa grupe. Në katër ndeshjet...

Një tjetër baladë dashurie? Xhensila Myrtezaj publikon foto në Kosovë me…

Ndarja e çiftit të njohur, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, është prej kohësh në qendër të vëmendjes. Burime nga gjykata e Tiranës bëjnë me...

Të vërtetat që patjetër duhet të dini për gjumin dhe rëndësinë e tij

Njeriu shpenzon një të tretën e jetës së tij duke fjetur. Ekspertët thonë se gjumi ështe aspekti më misterioz i shëndetit dhe mirëqenies. Ai ndikon...

Lajme të tjera

Web TV