Arratisja e çmendur/I ikën policisë me motor, por në fund e pëson keq-VIDEO

Një person i është arratisur policisë duke e shndërruar ndjekjen e tij në një aventurë të çmendur derisa në një çast ai përplaset me një makinë.

Ndjekjet nga policia në Brazil janë të shumta, por kjo e fundit ka bërë xhiron e rrjetit, siç duket edhe në video.

Autori i cili i largohet policisë me motor bën disa manovrime të njëpasnjëshme duke e lënë shumë pas në distancë efektivin e policisë, por arrin një çast që ai përplaset me një automjet duke shkaktuar edhe aksident.