Vazhdon sherri virtual, Sara Gjordeni i përgjigjet Kozeta Kurtit: Mos e ul veten

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka vazhduar “perplasja” virtuale mes Kozeta Kurtit dhe Sara Gjordenit. “Molla e sherrit” mes tyre u bë pikërisht një deklaratë e Arjan Çanit i cili bëri disa komente aspak të hijshme për ish-deputeten dhe moderatoren, Grida Dumën. Pas këtyre komenteve, Sara i doli ne mbrojtje Dumës, por kjo solli nje koment ironik nga ana e Kozetës. “Ju bëftë dita 1000 Sara Gjordenit, që i paska dalë në mbrojtje Grida Dumës”, tha Kozeta. Ndërkohë, lidhur me këtë koment vetë Sara reagoi ku dhe iu drejtua gazetares se mënyra si ka reaguar nuk ka qene aspak e bukur.

“Nëse duhet të flisje ndonjëherë për mua, duhet ta bëjë ato dy muaj kur media më zhgërreu mirë në llumin e imoralitetit e shihje një vajzë që po masakrohej në sy të miliona shqiptarëve dhe ti nuk bërë asgjë! Nuk e di ku u fshehe ato dy muaj Kozetë, por tani që ke dalë, të siguroj se veprimi yt negativ nuk është më i hijshëm se ai i imi i të dalurit krah një gruaje tjetër, qoftë fake (sic e nënkupton ti) ose jo”, tha Sara ndër të tjera.

I menjëhershëm ishte reagimi i Kozetës e cila në llogarinë e saj në “Facebook” ka shkruar: Këtë radhë, ju bëftë dita 2000 Sarës, se prej saj mora vëmendjen që prisja prej vitesh e nuk po e merrja dot! Faleminderit që ekziston Sara! P.S. Tani, unë mund të them se çfarë isha duke bërë, kur ti ke bërë Big Brother Vip, por nuk e mbaj dot edhe një viralitet tjetër. Jam e pamësuar me famën dhe kam frikë mos nuk e menaxhoj dot!

Sara i ktheu pergjigje duke i kërkuar publikisht Kozetës që të mos e ulë më veten./E.Ç

Të fundit

Avokati i Ilir Metës në merak edhe për bashkitë: Janë bërë si Komitetet Ekzekutive

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, ka sulmuar kryeministri Edi Rama në lidhje me ndërhyrjen që ky i fundit...

Malaj sherr live me gazetarin: Mos më fol për ndërzimin e lopëve mua

Një debat i ashpër është zhvilluar në “Off the Record” mes analistit Floger Muça dhe ish-ministrit të Financave, Arben Malaj. Gjithçka nisi kur Malaj, akuzoi...

Shkak telefoni i Laert Haxhiut, shkarkohet drejtori i burgut të Drenovës, Fatjon Fasho

Shkarkohet pa shkresë drejtori i burgut të Drenovës. Burime bëjnë me dije se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka shkarkuar drejtorin Fatjon Fasho. Nga komunikimi...

Kaos para fluturimit, pasagjerët hidhen nga krahët e avionit të “Ryanair”

Në aeroportin e Palma në Spanjë, në orët e para të së premtes, 4 korrik, paniku kaploi pasagjerët brenda avionit të Ryanair që do...

Emigrimi si faturë e papaguar e biznesit

Nga Shpëtim Luku Shumë vite më parë, në një bisedë me një biznesmen të njohur shqiptar, ai më theksoi se sfida më e madhe me...

Lajme të tjera

Web TV