Rama mban në ethe kabinetin dhe strukturat e PS

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shefi i Qeverisë, njëherësh edhe i socialistëve Edi Rama do të mbledh në datën 1 shtator kabinetin e tij për të bërë një analizë të punës së tyre, ku mendohet se do të ketë edhe ministra që mund t’ju “pritet koka”. Në 8 shtator Rama do të mbledhë Asamblenë për të vënë në vijë drejtimin e fushatës elektorale në qarqe për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025

Shatori nuk do të vijë “i nxehtë” për opozitën, e cila pritet që të marrë vendime mbi aksionin e saj opozitar, por pritet që të jetë e “ethshme” për ministrat që ishin jashtë vijës së kuqe në Kongresin e fundit të Partisë Socialiste. Kryeministri Edi Rama jua bëri surprizë tre ministrave më të afërt të tij, duke jua komunikuar live largimin e tyre nga drejtimi. Sigurisht Rama e ka ndarë mendjen edhe kësaj radhe për secilin prej tyre. Fillimisht do ta nisë atë me një llogaridhënie brenda qeverisë në datën 1 shtator, ndërsa në 8 shtator do të mbledhë Asamblenë Kombëtare për të zgjedhur më të mirët për drejtimin e fushatës në qarqe. Sipas burimeve në Partinë Socialiste, shefi i socialistëve në 8 shtator do të mbajë Asamblenë e re që zgjodhi nga Kongresi i fundit i Partisë Socialiste që u mbajt më 28 korrik. Pas “djersëve të ftohta” qeveritare me ndryshimet e fundit, tashmë radha për të përjetuar ankthin e vendimeve të kryesocialisti, ka kaluar tek anëtarët e kupolës drejtues të partisë, përfshirë sekretariatin. Asambleja ka detyrën të zgjedhë kryesinë e re të PS, anëtarët e të cilës pritet të jenë edhe të dërguarit politik në 12 qarqe. Me ndryshimet partiake, PS do të nisë punën për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ndaj përzgjedhja e njerëzve që do të marrin përsipër drejtimin e fushatave në terren, bashkë me përpilimin e ekipeve dhe kandidatëve, merr më shumë rëndësi në kontekstin e përballjes me kundërshtarin politik. Para se Rama të japë verdiktin për bashkëpunëtorët e tij të ngushtë në selinë rozë, Kryeministri do të zhvillojë më parë analizën e kabinetit qeveritar për çdo dikaster të dielën e 1 shtatorit në vilën qeveritare në Dajt. Socialistët janë të detyruar të ndryshojnë formatin e analizës së tyre, duke e kthyer në një takim vetëm 1 ditor që nis në orën 9 të mëngjesit për të përfunduar në orët e para të mbrëmjes, me një pjesëmarrje më të ngushtë, kryesisht të kabinetit qeveritar, por pa përjashtuar përfaqësuesit e rëndësishëm politik të PS si në parti ashtu edhe në Parlament. Këtë vit axhenda ndërkombëtare e Kryeministrit Rama duket se i ka komplikuar disi planet duke ndryshuar disa herë datën dhe vendin  takimit. Kjo sepse më 30 dhe 31 gusht Rama është ftuar të marrë pjesë në forumin Globsec të Pragës, siç njoftohet nga vetë organizatorët e këtij takimi në republikën Çeke. Pasi Edi Rama të përfundojë retreat dhe të mbyllë të gjitha çështjet e hapura në parti, Kryeministri do të udhëtojë drejt SHBA, për të marrë pjesë në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, pasi këtë vit në radhë është shefi i qeverisë, jo Presidenti i Republikës.

Lexo edhe :  Rama: Mbyllim TikTok-un për 1 vit. Është rrugaçi i lagjes

Punonjësit e policisë

Qeveria miraton pagesat për orët shtesë dhe kompensimin financiar ushqimor

Qeveria ka marrë vendim për të respektuar punën që bëjnë punonjësit me uniformë në Policinë e Shtetit. Dje, Këshilli i Ministrave ka miratuar pagesat për orët shtesë të punonjësve të policisë dhe kompensimin financiar ushqimor. Punonjësit e Policisë së Shtetit do të përfitojnë pagesat për orët shtesë në sezon dhe kompensimin ushqimor, për vitin 2024, pas miratimit të Aktit Normativ nga qeveria. Në Aktin e miratuar, parashikohet të mbulohet efekti financiar i orëve shtesë të punonjësve të policisë të angazhuar në shërbim gjatë sezonit turistik. Po ashtu, me këto shtesa në Aktin Normativ, do të mbulohet edhe efekti financiar i kompensimit në lekë për ushqimin, për punonjësit e policisë për gjithë vitin buxhetor 2024. Në një prononcim pas mbledhjes së qeverisë, Ministri i Financave Petrit Malaj u shpreh se “kemi rritur financimin për Ministrinë e Brendshme në vlerën rreth 1.3 miliard lekë për kompensimin ushqimor të Policisë, krahas orëve shtesë të punës që do t’i përfitojnë në kuadër të sezonit turistik”. Realizimi i këtij premtimi për punonjësit e policisë, pason atë për rritjen e pagave dhe sigurimin jetësor, si dhe ndihmon në përmirësimin e performancës së tyre. Ndryshimet në buxhetin e shtetit për vitin 2024, të pasqyruara në këtë Akt Normativ, erdhën si pasojë e rritjes së performancës së përgjithshme të ekonomisë shqiptare dhe realizimit të të ardhurave nga agjencitë tatimore, doganore, etj.

Rama ndryshon kupolën e SHISH, ikën Blend Çobani shkon Rafail Milo

Qeveria ka miratuar sot një vendim që lidhet me ndryshimin e Inspektorit të Përgjithshëm të SHISH. Inspektori i Përgjithshëm i Shërbimit sekret Shqiptar konsiderohet njeriu më i besuar i Kryeministrit apo i përfaqësuesi i tij në SHISH, ndryshe nga kreu i shërbimit që kërkon edhe konsensusin apo firmën e Presidentit të Republikës dhe është një proces më i koklavitur emërimi. Referuar në vendimin e Qeverisë, Blend Çobani është liruar nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm të SHISH, ndërsa në vend të tij është emëruar Rafail Milo. “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 12, të ligjit nr.8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ të Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave Z. Blend Çobani, inspektor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit, lirohet nga kjo detyrë dhe Z. Rafail Milo emërohet inspektor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit.

Të fundit

Rama: Mbyllim TikTok-un për 1 vit. Është rrugaçi i lagjes

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka prezantuar Planin e ri të Veprimit në shkolla, për të rritur sigurinë në institucionet...

Tubimi i opozitës më 23 dhjetor, zbardhet skenari, ja rrugët që do të bllokohen

Janë zbardhur detaje nga skenari i opozitës për protestën e thirrur në Tiranë më 23 Dhjetor. Tubimi i Partisë Demokratike është planifikuar të nisë në...

Shqipëria mbyll platformën ‘TikTok’, ministrja Manastirliu zbardh vendimin

Ngjarjet e fundit në shkollat e vendit sollën një sërë reagimesh nga prindërit dhe jo vetëm, por edhe një plan masash të hartuara nga...

67-vjeçari preu dorën dhe humbi jetën, arrestohet pronari i fabrikës së vajit të ullirit

Policia ka arrestuar pronarin e një fabrike të prodhimit të vajit të ullirit, pasi një 67-vjeçar humbi jetën pasi dëmtoi dorën në makineri. Ngjarja...

Shkon në shkon në pesë numri i viktimave! Scholz mbërrin në Magdeburg

Numri i të vdekurve nga sulmi në Magdeburg ka shkuar në 5. Sipas mediave gjermane janë mbi 205 të plagosur, mes të cilëve rreth dyzet...

Lajme të tjera

Web TV