Muaji i Shenjtë i Ramazanit do të mbahet pa falje dhe iftarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Myslimanët do të përjetojnë për herë të parë një maj Ramazani në izolim duke shmangur faljet nëpër xhami dhe mbledhjet në iftarë. Xhamitë do të jenë të mbyllura për faljet në masë dhe nuk do të shtrohen iftarët tradicionalë gjatë këtij muaji të shenjtë që festohet në të gjithë Botën nga data 23 Prill deri më 23 Maj.

Ky do të jetë një muaj ndryshe për të gjithë besimtarët dhe për këtë arsye kryetari i komunitetit mysliman Bujar Spahiu uron dhe beson tek mëshira e Zotit për të na ndihmuar që të kalojmë këtë situatë të vështirë.

Gjithashtu z. Spahiu rikujton edhe një herë besimtarët që edhe në këtë muaj nuk do të ketë adhurime në për xhamia e nuk do të organizohen iftare, duke respektuar udhëzimet e organeve shëndetësore.

“Të nderuar besimtarë, situata në të cilën jetojmë na ka detyruar të qëndrojmë më shumë në shtëpi dhe të kalojmë një kohë më të gjatë, me fëmijët tanë, më bashkëshortet dhe me prindërit. Le ta shfrytëzojmë këtë kohë për të kaluar më shumë kohë produktive me fëmijët, t’ju mësojmë atyre bukuritë e besimit tonë, t’ju mësojmë librin e Zotit dhe të krijojmë një ambient ku ata të kënaqen. Bashkëshortët të jenë mbështetje për njëri-tjetrin. Gjithashtu për të gjithë ata që jetojnë bashkë me prindërit të shtojnë sjelljet e mira ndaj tyre, fjalët e ëmbla dhe të bukura. Mos t’i harrojmë ajetet Kuranore dhe hadithet e Profetit Muahmed a.s mbi respektin dhe sjelljet ndaj prindërve.”

Janë 1.8 miliardë myslimanë në gjithë botën që po përgatiten për fillimin e muajit të shenjtë të ramazanit për shumë myslimanë. Por, vendet e shenjta të islamit, përfshirë mekën dhe medinën në Arabinë Saudite, dhe xhaminë Al Aqsa në Jeruzalem, do të jenë të zbrazura gjatë këtij muaji pasi autoritetet kanë këshilluar besimtarët të falen në shtëpitë e tyre.

Lexo edhe :  Fakultetet e Inxhinierisë me programe të reja, rektori: Gati 3.800 kuota për studentët

Të fundit

Qyteti spanjoll ndalon festimin e Fitër dhe Kurban Bajramit në vende publike

Autoritetet lokale të qytetit Jumilla në Spanjë kanë ndaluar komunitetin mysliman që t’i shfrytëzojë hapësirat publike, si qendrat apo...

Lëkundje të forta tërmeti në Greqi, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter goditi sot në mesditë Greqinë jugore. Sipas të dhënave zyrtare, lëkundjet u regjistruan në orën 12:49...

Apollonia dhe Bylisi, grekë apo ilirë?/ Një përgjigje nga Neritan Ceka

A ishin qytetet si Apollonia dhe Bylisi grekë, apo ilirë? Ky është një debat i vjetër, i mbajtur gjallë më shumë nga interpretimet politike...

Stanislavski, portret i një reformatori të shpirtit skenik

7 gusht 1938 – Vdekja e mjeshtrit të skenës Nga Leonard Veizi Nëse teatri është pasqyra ku shpirti njerëzor shfaqet i zhveshur, pa mburoja dhe...

Dua Lipa ndan prapaskenat e “Sunny Hill”/ Kur e nisëm si ide ishte ‘e frikshme’!

Dua Lipa, ylli shqiptar me famë botërore, ka publikuar së fundmi një video ekskluzive në platformën e saj personale Service95, ku ndan me ndjekësit...

Lajme të tjera

Web TV